エピソード

  • 1 Pastaj Jozefi e përqafoi të atin, qau dhe e puthi. 2 Jozefi i urdhëroi shërbëtorët e tij dhe mjekët që ta balsamosnin të atin. Mjekët e balsamosën Izraelin. 3 U deshën dyzet ditë, sepse kaq zgjaste balsamimi. Egjipti e vajtoi Jakobin për shtatëdhjetë ditë. 4 Pasi kaloi koha e zisë, Jozefi i tha shtëpisë së faraonit: «Nëse kam gjetur hir para jush, i thoni faraonit 5 se im atë më bëri të betohem që, kur të vdiste, ta varrosja në varrin që kishte hapur për vete në tokën e Kanaanit. Prandaj, tani, faraoni të më lërë të shkoj që të varros tim atë e pastaj do të kthehem». 6 Atëherë faraoni i tha: «Shko e varrose atin tënd, siç iu betove». 7 Kështu, Jozefi shkoi për të varrosur të atin. Me të shkuan të gjithë shërbëtorët e faraonit, pleqtë e shtëpisë së faraonit, tërë pleqtë e tokës së Egjiptit, 8 e gjithë shtëpia e Jozefit, vëllezërit e tij dhe shtëpia e të atit. Vetëm fëmijët, dhentë e qetë e tyre mbetën në tokën e Goshenit. 9 Bashkë me të shkuan edhe karrocat e kalorësit dhe kështu u bë një turmë shumë e madhe njerëzish. 10 Shkuan deri te lëmi i Atadit, që ishte përtej Jordanit, dhe atje e vajtuan me gjëmë e Jozefi mbajti shtatë ditë zi për të atin. 11 Kur dëgjuan vajtimin në lëmin e Atadit, banorët e Kanaanit thanë: «Qenka zi e madhe për Egjiptin!». Prandaj edhe vendi përtej Jordanit u quajt Abel Micraim.
    12 Kështu bijtë e Jakobit bënë siç ishin urdhëruar. 13 E çuan në tokën e Kanaanit dhe e varrosën përballë Mamreut, në shpellën e arës së Makpelës, që Abrahami kishte blerë bashkë me arën si pronë varri nga Efron Hititi. 14 Atëherë Jozefi, pasi varrosi të atin, u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit dhe tërë njerëzit që kishin shkuar për ta varrosur.
    Jozefi dhe vëllezërit
    15 Pasi u vdiq i ati, vëllezërit thanë: «Nëse Jozefi na urren ende, do të marrë hak patjetër për tërë të keqen që i bëmë!». 16 Atëherë i çuan fjalë Jozefit e i thanë: «Yt atë, para se të vdiste, urdhëroi: 17 “I thoni Jozefit kështu: të përgjërohem, fale fajin dhe mëkatin e vëllezërve të tu megjithëse u sollën keq me ty”. Tani pra, të lutemi, fale fajin e shërbëtorëve të Perëndisë së atit tënd!». Jozefi qau kur i dëgjoi këto fjalë. 18 Pastaj vëllezërit e tij shkuan, u përkulën me nderim e thanë: «Ja, jemi shërbëtorët e tu!». 19 Por Jozefi u tha: «Mos kini frikë! Mos jam Perëndia unë?! 20 Ndonëse ju e kishit për keq, Perëndia e ktheu në të mirë, që të bëjë atë që po ndodh sot, të mbajë gjallë një popull të tërë. 21 Prandaj, mos kini frikë. Unë do kujdesem për ju e për fëmijët tuaj». Kështu, i ngushëlloi e u foli butë.
    Vdekja e Jozefit
    22 Jozefi bashkë me shtëpinë e të atit banoi në Egjipt. Ai jetoi njëqind e dhjetë vjet. 23 I pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë dhe bijtë e Makirit, birit të Manaseut, lindën në prehrin e Jozefit. 24 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve: «Unë po vdes, por Perëndia me siguri do t'ju kujtojë e do t'ju nxjerrë nga kjo tokë për t'ju çuar në tokën për të cilën iu betua Abrahamit, Isakut e Jakobit». 25 Pastaj Jozefi u kërkoi bijve të Izraelit të betohen e u tha: «Kur Perëndia t'ju kujtojë, m'i merrni me vete eshtrat prej këtij vendi». 26 Jozefi vdiq njëqind e dhjetë vjeç. Trupin e tij e balsamosën dhe e vendosën në një sarkofag në Egjipt.

  • Jakobi bekon të bijtë
    1 Jakobi i thirri të bijtë e u tha: «Ejani t'ju tregoj se çfarë do t'ju ndodhë në ditët që po vijnë:
    2 Mblidhuni e dëgjoni, o bijtë e Jakobit,
    dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!
    3 O Ruben, i parëlinduri im,
    ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime,
    i epërm në krenari e fuqi,
    4 i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi,
    se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe.
    Mbi shtratin tim ai u shtri.
    5 Simeoni e Levi vëllezër janë
    e për dhunë shpatat i kanë!
    6 Në kuvendin e tyre mos marrtë pjesë shpirti im
    e në mbledhjet e tyre mos qoftë nderi im.
    Se nga zemërimi vranë njerëz
    e dema gjymtuan si deshën.
    7 Mallkuar qoftë zemërimi i tyre i tërbuar
    e mëria e tyre mizore.
    Te Jakobi do t'i ndaj
    e nëpër Izrael do t'i shpërndaj.
    8 O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu.
    Mbi zverkun e armiqve të tu
    do të jetë dora jote.
    Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd!
    9 Pjellë luani është Juda.
    Prej presë u ktheve biri im.
    Ai ulet e shtrihet si një luan
    e kush guxon ta zgjojë?
    10 Skeptri nuk do t'i hiqet Judës,
    as shkopi i prijësit këmbëve të tij.
    Do t'i sjellina tagrin,
    popujt do ta dëgjojnë.
    11 Gomarin e lidh në pjergull,
    kërriçin te hardhia më e mirë.
    Me verë e lan rrobën e tij,
    me lëngunb e rrushit petkun.
    12 Të kuq si vera sytë e tij,
    të bardhë si qumështi dhëmbët.
    13 Zabuloni pranë detit do të banojë
    e për lundrat liman do të jetë.
    Kufirin në Sidon do ta ketë.
    14 Isahari është gomar i fortë,
    shtrirë mes dy gardheshc.
    15 Pa se vendpushimi ishte i mirë
    e toka e këndshme
    e uli kurrizin nën barrë,
    shërbëtor i nënshtruar u bë!
    16 Dani, popullin e vet do të gjykojë,
    si çdo fis tjetër i Izraelit.
    17 Qoftë si gjarpri rrugës
    e nepërka udhës,
    që thembrën e kalit kafshon
    e kalorësin në shpinë e rrëzon.
    18 Shpëtimin tënd pres, o Zot!
    19 Gadin do ta sulmojnë kusarët,
    por në kthim do t'i sulmojë ai.
    20 Asheri do të ketë bukë të shijshme
    e për mbretër ushqime të përzgjedhura.
    21 Neftaliu është drenushë e lirë
    që pjell drerëç të bukur.
    22 Jozefi është si pemë frutored,
    si pemë frutore pranë burimit,
    me degë tej muritdh.
    23 Hidhur e qëlluan,
    harkëtarët e sulmuan.
    24 Por i fortë mbeti harku i tij
    e krahët iu forcuan
    nga dora e të fuqishmit të Jakobit,
    nga bariu e shkëmbi i Izraelit,
    25 nga Perëndia i atit tënd
    që të ndihmon,
    nga i gjithëpushtetshmi
    që të bekon
    me bekime nga qielli lart
    e me bekime nga humnera poshtë,
    me bekime nga gjiri e nga barku.
    26 Bekimet e atit tënd ua tejkalojnë
    bekimeve të maleve të amshuarae
    e begatisëë së kodrave të përjetshme.
    Ato qofshin mbi kryet e Jozefit,
    mbi ballin e të zgjedhurit ndër vëllezër!
    27 Benjamini është ujk grabitqar,
    prenë e ha në mëngjes
    e në mbrëmje plaçkën ndan!».
    28 Të gjithë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre kur i bekoi me radhë, secilin sipas bekimit të vet.
    Vdekja e Jakobit
    29 Pastaj Jakobi i urdhëroi e u tha: «Së shpejti do të vdes. Më varrosni me etërit e mi, në shpellën që është në arën e Efron Hititit, 30 në shpellën që ndodhet në arën e Makpelës, përballë Mamreut, në tokën e Kanaanit, në fushën që Abrahami bleu si pronë varri nga Efron Hititi. 31 Atje janë varrosur Abrahami e Sara, gruaja e tij. Atje është varrosur Isaku e Rebeka, gruaja e tij. Atje kam varrosur Lean. 32 Fusha e shpella iu blenë bijve të Hetit». 33 Pasi urdhëroi të bijtë, Jakobi i mblodhi këmbët mbi shtrat e dha shpirt. Ai u varros me popullin e tij.





     a49.10 të tjerë: derisa të vijë ai të cilit i përket; derisa të vijë Shilohu



     b49.11 he. gjakun



     c49.14 ose: me hejbe mbi të



     ç49.21 të tjerë: brirë; fjalë



     d49.22 ose: gomar i egër



     dh49.22 he. e paqartë; të tjerë: si kërriç mbi kodër



     e49.26 të tjerë: e të parëve të mi



     ë49.26 të tjerë: deri në majat

  • エピソードを見逃しましたか?

    フィードを更新するにはここをクリックしてください。

  • Jakobi bekon bijtë e Jozefit
    1 Pas këtyre ngjarjeve Jozefin e njoftuan se i ati ishte sëmurë. Atëherë Jozefi mori me vete të dy bijtë, Manaseun dhe Efraimin. 2 Kur i treguan Jakobit se po vinte biri i tij, Jozefi, mblodhi forcat dhe u ul mbi shtrat. 3 Pastaj i tha Jozefit: «Perëndia i gjithëpushtetshëm m'u shfaq në Luz, në tokën e Kanaanit, e më bekoi. 4 Ai më tha: “Ja, unë do të të shtoj, do të të shumoj e do të të bëj një shumicë popujsh. Këtë tokë do t'ua jap pasardhësve të tu si pronë të përjetshme”. 5 Tani pra, të dy bijtë e tu, Efraimi dhe Manaseu, që të lindën në tokën e Egjiptit para se unë të vija këtu, do të jenë bijtë e mi ashtu siç janë Rubeni dhe Simeoni. 6 Ndërsa bijtë e lindur pas tyre do të jenë të tutë dhe, për nga trashëgimia, do të thirren sipas emrit të Efraimit e Manaseutzh, 7 sepse Rakela më vdiq rrugës kur po vija nga Padani. Ajo vdiq në tokën e Kanaanit, kur ishim ende larg Efratës, dhe unë e varrosa aty, rrugës për në Efratë, ku është Betlehemi».
    8 Kur Izraeli i pa bijtë e Jozefit, tha: «Kush janë këta?». 9 Jozefi iu përgjigj të atit: «Janë bijtë e mi që Perëndia m'i dha në këtë vend». Atëherë Jakobi i tha: «M'i sill pranë që t'i bekoj». 10 Izraelin e kishin lënë sytë për shkak të pleqërisë e nuk mund të shikonte më. Jozefi i afroi të bijtë dhe Jakobi i puthi e i përqafoi. 11 Izraeli i tha Jozefit: «Kurrë nuk e prisja të të shihja, por ja, Perëndia më ka lejuar të shoh edhe pasardhësit e tu!». 12 Jozefi i mori të bijtë nga prehri i të atit e u përkul me nderim gjer në tokë. 13 Pastaj i mori të dy dhe ia afroi Jakobit. Efraimin e vuri në të djathtë të vetes, që ishte në të majtë të Izraelit, ndërsa Manaseun e vuri në të majtë të vetes, që ishte në të djathtë të Izraelit. 14 Por Izraeli shtriu dorën e djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit, më të voglit. Ndërsa dorën e majtë e vuri mbi kryet e Manaseut. Kështu, ai i kryqëzoi duart, ndonëse Manaseu ishte i parëlinduri. 15 Atëherë e bekoi Jozefin e tha:
    «Perëndia, në praninë e të cilit jetuan etërit e mi,
    Abrahami e Isaku,
    Perëndia që ka qenë bariu im
    gjatë tërë jetës sime deri më sot,
    16 engjëlli që më shpengoi nga çdo e keqe,
    ai i bekoftë djemtë.
    Në ta u përmendtë emri im
    dhe emri i etërve të mi,
    Abrahamit e Isakut.
    U shtofshin e u shumofshin mbi tokë!».
    17 Kur Jozefi pa se i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kryet e Efraimit, nuk i erdhi mirë. Ia kapi dorën të atit për t'ia hequr nga kryet e Efraimit e për t'ia vënë mbi krye Manaseut. 18 I tha të atit: «Jo kështu, ati im! Ky është i parëlinduri. Vëre dorën e djathtë mbi kryet e tij!». 19 Por i ati e kundërshtoi e i tha: «E di biri im, e di! Edhe ai do të bëhet një popull i madh. Megjithatë vëllai i tij i vogël do të bëhet më i madh dhe pasardhësit e tij do të bëhen mori kombesh». 20 Atë ditë Jakobi i bekoi e u tha: «Në emrin tuaj Izraeli do të bekojë duke thënë: “Të bëftë Perëndia si Efraimi e Manaseu!”». Kështu, ai e vuri Efraimin para Manaseut. 21 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Ja, unë po vdes, por Perëndia do të jetë me ju e do t'ju kthejë në tokën e etërve tuaj. 22 Unë po të jap një pjesë më tepër se vëllezërit e tu, pjesën që mora nga dora e amoritëve përmes shpatës dhe harkut tim».




     zh48.6 he. vëllezërve të tyre

  • 1 Atëherë Jozefi shkoi e njoftoi faraonin: «Im atë e vëllezërit e mi kanë ardhur nga toka e Kanaanit bashkë me dhentë e qetë e tyre dhe me gjithçka kanë dhe tani ndodhen në tokën e Goshenit». 2 Jozefi kishte zgjedhur pesë nga vëllezërit e i kishte nxjerrë para faraonit. 3 Atëherë faraoni u tha vëllezërve: «Me çfarë merreni?». Ata i thanë: «Shërbëtorët e tu janë barinj, ashtu siç kanë qenë edhe etërit tanë. 4 Kemi ardhur për të banuar si të huaj, se zia e bukës është aq e rëndë në tokën e Kanaanit, saqë nuk ka më kullota për bagëtitë e shërbëtorëve të tu. Prandaj, lejoji shërbëtorët e tu të banojnë në Goshen». 5 Atëherë faraoni i tha Jozefit: «Yt atë dhe vëllezërit e tu erdhën te ti. 6 Toka e Egjiptit është para teje. Vendose tët atë e vëllezërit e tu në vendin më të mirë. Le të banojnë në tokën e Goshenit e nëse di se ndonjëri prej tyre është i aftë, vendose si kryembikëqyrës të bagëtive të mia».
    7 Pastaj Jozefi mori me vete Jakobin, të atin, dhe e nxori para faraonit. Jakobi e bekoi faraonin. 8 Atëherë faraoni e pyeti Jakobin: «Sa vjeç je?». 9 Ai iu përgjigj: «Kam njëqind e tridhjetë vjet që endem në këtë botë. Të pakta e të liga kanë qenë vitet e jetës sime dhe ende nuk i kam mbushur vitet e shtegtimit të etërve të mi». 10 Pastaj Jakobi e bekoi faraonin e u largua prej tij. 11 Atëherë Jozefi i vendosi të atin e vëllezërit të banonin atje ku i kishte urdhëruar faraoni dhe, në tokën e Egjiptit, u dha për pronë tokën më të mirë që ishte në vendin e Ramsesit. 12 Jozefi u kujdes për të atin, për vëllezërit e vet dhe për gjithë familjen e atit të tij e u dha bukë sipas numrit të fëmijëve.
    Zia e bukës në Egjipt
    13 Zia e bukës ishte aq e rëndë, saqë nuk kishte bukë në gjithë vendin. Toka e Egjiptit dhe e Kanaanit u shkretuan prej zisë. 14 Prej shitjes së grurit, Jozefi mblodhi të gjitha paratë që gjendeshin në tokën e Egjiptit e Kanaanit dhe i dorëzoi në thesarin e faraonit. 15 Kur paratë mbaruan në tokën e Egjiptit e Kanaanit, gjithë Egjipti erdhi te Jozefi e i tha: «Na jep bukë, sepse na kanë mbaruar paratë. Pse duhet të vdesim para syve të tu?». 16 Atëherë Jozefi u tha: «Nëse ju kanë mbaruar paratë, sillni gjënë e gjallë që t'jua këmbej me grurë». 17 Ata ia prunë dhe Jozefi u dha ushqime në këmbim të kuajve, dhenve, qeve e gomarëve. Kështu, atë vit Jozefi i mbajti me bukë në këmbim të gjithë gjësë së gjallë. 18 Viti kaloi, por pas një viti ata erdhën përsëri e i thanë: «S'duam t'ia fshehim zotërisë sonë se tani që na kanë mbaruar paratë dhe gjëja e gjallë i përket zotërisë sonë, nuk ka mbetur asgjë tjetër për t'i dhënë zotërisë sonë, përveç vetes e tokës tonë. 19 Kështu do të marrim fund para syve të tu, ne bashkë me arat tona. Në këmbim të ushqimit na bli si skllevër për faraonin, ne dhe arat tona. Na jep farë gruri, që të mos vdesim e të mos na shkretohen arat».
    20 Atëherë Jozefi e bleu tërë tokën e Egjiptit për faraonin, sepse zia e bukës ishte aq e rëndë, saqë çdo egjiptiani iu desh të shiste arën e vet. Kështu, toka u bë e faraonit 21 dhe populli u vu nën skllavëri anekënd Egjiptit. 22 Vetëm tokat e priftërinjve, Jozefi nuk i bleu, sepse faraoni u kishte caktuar një racion buke dhe ata rronin prej saj. Për këtë arsye, priftërinjtë nuk i shitën arat e tyre. 23 Jozefi i tha popullit: «Tani që ju kam blerë ju e arat tuaja për faraonin, ja ku e keni grurin për vete dhe për arat tuaja. 24 Por, kur të korrni, një të pestën do t'ia jepni faraonit. Ndërsa pjesa tjetër do të jetë e juaja për farë e për të ushqyer veten, familjet e fëmijët tuaj». 25 Ata i thanë: «Na shpëtove! Në dashtë zotëria ynë, ne do të bëhemi skllevër të faraonit». 26 Kështu, Jozefi e bëri ligj në tokën e Egjiptit: Një e pesta i takon faraonit. Vetëm tokat e priftërinjve nuk i përkasin atij. Ky ligj është deri më sot.
    Ditët e fundit të Jakobit
    27 Izraeli banoi në tokën e Egjiptit, në Goshen. Aty patën prona, u shtuan dhe u shumuan. 28 Jakobi jetoi në tokën e Egjiptit shtatëmbëdhjetë vjet. Ai jetoi gjithsej njëqind e dyzet e shtatë vjet.

  • Jakobi në Egjipt
    1 Izraeli bashkë me gjithçka kishte u ngrit e shkoi në Bershebë e aty i kushtoi fli Perëndisë së Isakut, atit të tij. 2 Atëherë Perëndia iu drejtua Izraelit natën në një vegim e i tha: «Jakob, Jakob!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam!». 3 Perëndia i tha: «Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd. Mos ki frikë të shkosh në Egjipt, sepse atje do të të bëj një komb të madh. 4 Unë vetë do të shkoj bashkë me ty në Egjipt e po unë do të të kthej që andej. Jozefi do të t'i mbyllë sytë».
    5 Atëherë Jakobi u ngrit nga Bersheba dhe bijtë e Izraelit e vunë Jakobin, atin e tyre, bashkë me fëmijët e gratë e tyre, në qerret që faraoni kishte dërguar për të. 6 I morën me vete bagëtitë e pasurinë që kishin mbledhur në tokën e Kanaanit dhe Jakobi me gjithë familjen e tij mbërritën në Egjipt. 7 Ai e solli në Egjipt gjithë familjen e tij, bijtë, nipërit, bijat e mbesat.
    8 Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi e bijtë e tij. Rubeni, i parëlinduri i Jakobit. 9 Bijtë e Rubenit, Enoku, Palui, Hecroni e Harmiu. 10 Bijtë e Simeonit, Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Cohari e Sauli, biri i një kananiteje. 11 Bijtë e Levit, Gershoni, Kohati e Merari. 12 Bijtë e Judës, Eri, Onani, Shelahu, Pereci e Zerahu. Eri e Onani vdiqën në tokën e Kanaanit. Bijtë e Perecit ishin Hecroni e Hamuli. 13 Bijtë e Isaharit, Tolai, Puahu, Jobi e Shimroni. 14 Bijtë e Zabulonit, Seredi, Eloni e Jahleli. 15 Këta janë bijtë që Lea ia lindi Jakobit në Padan Aram. Ajo lindi edhe një vajzë, Dinën. Bij e bija, ishin gjithsej tridhjetë e tre veta. 16 Bijtë e Gadit: Cifioni, Hagiu, Shuniu, Ecboni, Eri, Arodi e Arieli.
    17 Bijtë e Asherit, Imnahu, Ishvahu, Ishviu, Berjahu e Seraja, motra e tyre. Bijtë e Berjahut, Heberi e Malkieli. 18 Këta janë bijtë e Zilfës që Labani ia dha për shërbëtore Leas, të bijës. Ajo i lindi Jakobit gjithsej shtatëmbëdhjetë veta.
    19 Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit, Jozefi e Benjamini. 20 Jozefit i lindën, në tokën e Egjiptit, Manaseu dhe Efraimi. Ia lindi Asenata, bija e Potiferait, priftit të Onit. 21 Bijtë e Benjaminit, Belai, Bekeri, Ashbeli, Gerai, Namani, Ehiu, Roshi, Mupimi, Hupimi e Aredi. 22 Këta janë bijtë e Rakelës që ia lindi Jakobit. Gjithsej dyzet veta. 23 Bijtë e Danit, Hushimi. 24 Bijtë e Neftaliut, Jahceli, Guniu, Jeceri e Shilemi. 25 Këta janë bijtë e Bilhës që Labani ia dha për shërbëtore Rakelës, të bijës. Ajo i lindi Jakobit gjithsej shtatë veta. 26 Të gjithë ata që erdhën në Egjipt me Jakobin, pasardhësit e tij, pa përfshirë gratë e të bijve, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë. 27 Ndërsa bijtë e Jozefit që i lindën në Egjipt ishin vetëm dy. Kështu, shtatëdhjetë anëtarë të familjes së Jakobit erdhën në Egjipt.
    Jakobi në Goshen
    28 Jakobi e kishte dërguar Judën te Jozefi që t'i diltez para në Goshen. Kur arritën në Goshen, 29 Jozefi bëri gati karrocën e shkoi atje për të takuar atin e tij, Izraelin. Sapo i doli përpara, Jozefi e përqafoi dhe qau për një kohë të gjatë mbi supin e të atit. 30 Atëherë Izraeli i tha Jozefit: «Tani le të vdes, sepse të pashë e ti qenke ende gjallë!». 31 Jozefi u tha vëllezërve dhe atyre të shtëpisë së të atit: «Do të shkoj ta njoftoj faraonin se më kanë ardhur vëllezërit dhe familja e tim eti që ishin në Kanaan. 32 Pastaj do t'i them që jeni barinj, se gjithmonë jeni marrë me blegtori e që keni sjellë me vete dhentë e qetë tuaja e gjithçka keni. 33 Kështu, kur faraoni t'ju thërrasë e t'ju pyesë me çfarë merreni, 34 thuajini: “Shërbëtorët e tu kanë qenë barinj që në moshë të re e deri tani, ashtu siç kanë qenë dhe etërit tanë”. Thoni kështu që të banoni në tokën e Goshenit, meqë egjiptianët kanë neveri për të gjithë barinjtë».




     z46.28 ose: printe

  • Jozefi u dëftehet vëllezërve
    1 Jozefi nuk e përmbajti dot veten para gjithë të pranishmëve e thirri: «Nxirrini të gjithë përjashta!». Kështu, askush nuk ishte me të kur iu dëftua vëllezërve të vet, 2 por Jozefi qau me të madhe, saqë e morën vesh egjiptianët dhe shtëpia e faraonit. 3 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve të tij: «Jam Jozefi! A është ende gjallë im atë?». Por vëllezërit, të tmerruar prej Jozefit, nuk ishin në gjendje t'i përgjigjeshin.
    4 Ai u tha: «Afrohuni!» dhe ata u afruan. Pastaj u tha: «Jam Jozefi, vëllai që shitët në Egjipt! 5 Mos u shqetësoni e mos u zemëroni me veten tuaj që më shitët këtu, se Perëndia më dërgoi para jush për t'ju shpëtuar. 6 Sepse ky është viti i dytë i zisë mbi tokë, por kanë mbetur edhe pesë vjet të tjerë gjatë të cilëve as nuk do të lërohet, e as nuk do të korret. 7 Perëndia më dërgoi para jush për t'ju mbajtur gjallë mbi tokë e për të shpëtuar shumë prej jushxh. 8 Prandaj nuk ishit ju që më dërguat këtu, por Perëndia. Ai më bëri atë për faraonit, zot të gjithë shtëpisë së tij e prijës mbi mbarë tokën e Egjiptit. 9 Nxitoni e shkoni tek im atë e i thoni: “Kështu thotë Jozefi, yt bir: Perëndia më bëri zot mbi mbarë Egjiptin. Eja tek unë e mos vono! 10 Do të banosh në tokën e Goshenit e do të jesh pranë meje ti, bijtë e nipërit e tu, dhentë e qetë e tua e gjithçka ke. 11 Atje unë do të kujdesem për ty, që ti, bijtë e tu e gjithçka ke të mos mbaroni, sepse kanë mbetur edhe pesë vjet zi buke”.
    12 Me sytë tuaj po e shihni bashkë me Benjaminin, vëllain tim, se unë që po ju flas, jam Jozefi. 13 Tregojini tim eti për gjithë lavdinë që gëzoj në Egjipt e për gjithçka që patë. Nxitoni e ma sillni tim atë këtu». 14 Pastaj e përqafoi Benjaminin, të vëllanë, e qau. Edhe Benjamini qau mbi supin e tij. 15 I puthi të gjithë vëllezërit duke qarë dhe pastaj ata filluan t'i flisnin.
    16 Lajmi që kishin ardhur vëllezërit e Jozefit u mor vesh në shtëpinë e faraonit. Kjo gjë i pëlqeu faraonit dhe shërbëtorëve të tij. 17 Atëherë faraoni i tha Jozefit: «Thuaju vëllezërve të ngarkojnë kafshët e të shkojnë në tokën e Kanaanit. 18 Pastaj të marrin me vete atin tuaj e familjet tuaja e të vijnë tek unë. Unë do t'ju jap vendin më të mirë të Egjiptit e ju do të shijoni prodhimet më të mira të vendity.
    19 Urdhëroji të marrin me vete edhe qerre nga Egjipti për fëmijët e për gratë e tyre e ta sjellin atin tuaj e të vijnë këtu. 20 Mos t'ju vijë keq për sendet që lënë mbrapa, se të mirat e gjithë Egjiptit do të jenë tuajat».
    21 Kështu bënë bijtë e Izraelit dhe Jozefi u dha qerre e ushqime për rrugë, sipas urdhrit të faraonit. 22 Secilit u dha rroba për të veshur, ndërsa Benjaminit i dha treqind sikla argjendi e pesë palë rroba. 23 Të atit i dërgoi dhjetë gomarë të ngarkuar me plot të mira nga Egjipti e dhjetë gomarica të ngarkuara me grurë, bukë e ushqime që t'i kishte për rrugë. 24 Pastaj i përcolli vëllezërit dhe kur po shkonin u tha: «Mos u grindni rrugës!».
    25 Ata u larguan nga Egjipti dhe arritën në tokën e Kanaanit, te Jakobi, ati i tyre. 26 I treguan e i thanë: «Jozefi është ende gjallë! Ai është prijës mbi mbarë tokën e Egjiptit!». Por Jakobi u shtang se nuk u besonte. 27 Atëherë ata i treguan gjithçka që u kishte thënë Jozefi dhe kur Jakobi pa qerret që kishte dërguar Jozefi, i erdhi shpirti në vend 28 e tha: «Mjaft! Biri im, Jozefi, qenka ende gjallë! Do të shkoj ta shoh para se të vdes!».





     xh45.7 ose: nëpërmjet një shpëtimi të madh



     y45.18 he. dhjamin e tokës

  • Jozefi dhe Benjamini
    1 Pastaj Jozefi e urdhëroi kujdestarin e shtëpisë: «Mbushi me ushqime sa të mbajnë thasët e këtyre njerëzve dhe futi paratë e secilit në grykë të thasëve. 2 Ndërsa kupën time të argjendtë fute në grykën e thesit të të voglit, bashkë me paratë e tij». Ai veproi siç i tha Jozefi 3 dhe në të gdhirë, i nisën bashkë me gomarët e tyre. 4 Ata dolën nga qyteti, por pa u larguar mirë, Jozefi i tha kujdestarit të shtëpisë: «Ngrihu e ndiqi ata njerëz! Kur t'i arrish thuaju: “Përse e shpërblyet të mirën me të keqe?! 5 A nuk është kjo kupa që imzot e përdor për të pirë e për të parë të ardhmen? Jeni treguar të ligj me këtë që bëtë!”».
    6 Ai i arriti e u tha të njëjtat fjalë. 7 Por ata i thanë: «Përse imzot flet kështu? Qoftë larg prej shërbëtorëve të tu të bëjnë një gjë të tillë. 8 Ja, paratë që gjetëm në grykë të thasëve, t'i sollëm që nga toka e Kanaanit. Si mundet, pra, të vidhkemi argjend apo ar nga shtëpia e zotit tënd?! 9 Kujtdo nga shërbëtorët e tu që do t'i gjendet kupa, ai do të vdesë e ne do të bëhemi skllevër të timzot». 10 Ai u tha: «Mirë! Të bëhet siç thatë. Atij që do t'i gjendet kupa, ai do të bëhet skllavi im, kurse ju do të shkoni të lirë!». 11 Kështu, secili nxitoi të shkarkojë e të hapë grykën e thesit të vet. 12 Kujdestari i kontrolloi me radhë nga më i madhi te më i vogli dhe kupa u gjet në thesin e Benjaminit. 13 Ata shqyen rrobat, ngarkuan gomarët e u kthyen në qytet.
    14 Atëherë Juda bashkë me vëllezërit hynë në shtëpinë e Jozefit. Ai ishte ende atje. U përkulën gjer në tokë para tij 15 dhe ai u tha: «Çfarë bëtë kështu?! A nuk e dini se dikush si unë mund të shohë të ardhmen». 16 Juda iu përgjigj: «Si t'i përgjigjemi timzoti? Ç'të themi e si të shfajësohemi? Perëndia e zbuloi fajin e shërbëtorëve të tu. Ja tani, jemi skllevër të timzoti, si ne, ashtu edhe ai, të cilit iu gjet kupa». 17 Por Jozefi tha: «Larg qoftë që të bëj këtë gjë! Vetëm ai, të cilit iu gjet kupa do jetë skllavi im. Ndërsa ju shkoni në paqe tek ati juaj».
    18 Juda iu afrua Jozefit e i tha: «Të lutem imzot, lejoje shërbëtorin tënd të të thotë një fjalë e mos u zemëro me të, sepse ti je si faraoni vetë. 19 Imzot i pyeti shërbëtorët e tij nëse ati ynë është gjallë e nëse kemi ndonjë vëlla tjetër. 20 Ne i thamë timzoti se kemi një atë të moshuar dhe një vëlla të vogël që i lindi në pleqëri. Vëllai i tij ka vdekur dhe, meqë e ëma e ka djalë të vetëm, i ati e do fort. 21 Atëherë ti u the shërbëtorëve të tu: “Ma sillni që ta shoh me sytë e mi”. 22 Ne iu përgjigjëm timzoti: “Djali s'mund ta lërë të atin, se po e la, i ati do të vdesë”. 23 Por ti u the shërbëtorëve të tu: “Nëse vëllai juaj i vogël nuk vjen bashkë me ju, s'keni për të më takuar”. 24 Kur u kthyem tek ati ynë e shërbëtori yt, i treguam fjalët e timzoti. 25 Por ai na tha: “Kthehuni e na blini ca grurë”. 26 Ne i thamë se nuk mund të shkonim. Vetëm nëse vëllai ynë i vogël do të ishte me ne, do të mund të shkonim, se pa të nuk mund t'i dilnim përpara atij njeriu. 27 Atëherë im atë, shërbëtori yt, na tha: “Ju e dini që gruaja më lindi dy djem. 28 Njëri më iku e them se më është bërë copë-copë dhe që atëherë nuk e kam parë më. 29 Nëse e merrni edhe këtë prej meje e i ndodh ndonjë gjë, këtë plak do ta hidhëroni e do ta shtini në varr”. 30 Prandaj, nëse shkoj tek im atë, shërbëtori yt, dhe djali nuk është me ne, atëherë im atë, jeta e të cilit varet nga jeta e djalit, 31 do të shohë se djali nuk është e do të vdesë. Kështu, shërbëtorët e tu do ta hidhërojnë plakun e do ta shtien në varr. 32 Shërbëtori yt u bë dorëzanë për djalin para atit tim e i thashë se, nëse nuk ia sjell, do të jem fajtor para tij për tërë jetën. 33 Prandaj, lejoje shërbëtorin tënd të marrë vendin e djalit si skllav i timzoti e djali të shkojë bashkë me vëllezërit. 34 Si mund të shkoj tek im atë, kur djali nuk është me mua? Mos më lër të shoh mjerimin e tim eti!».

  • Vëllezërit kthehen në Egjipt
    1 Zia e bukës ishte e rëndë mbi tokë. 2 Kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, Jakobi, ati i tyre, u tha: «Kthehuni në Egjipt për të na blerë pak ushqime». 3 Juda iu përgjigj: «Ai na paralajmëroi qartë se nuk mund ta takojmë pa qenë edhe vëllai ynë me ne. 4 Nëse e lë vëllanë tonë të vijë bashkë me ne, do të shkojmë e do të blejmë ushqime për ty. 5 Por, nëse nuk e lë, nuk do të shkojmë, sepse ai na tha se nuk mund ta takojmë pa qenë edhe vëllai ynë me ne». 6 Atëherë Izraeli tha: «Përse ma bëtë këtë të keqe duke i treguar se kishit edhe një vëlla tjetër?». 7 Ata i thanë: «Ai na pyeti imtësisht për veten tonë e për farefisin: “A është ati juaj ende gjallë? A keni vëlla tjetër?”. Ne iu përgjigjëm sipas pyetjeve që na bëri. Ku ta dinim ne se do të na thoshte: “Silleni edhe vëllanë tuaj!”?». 8 Juda i tha Izraelit, të atit: «Lëre djalin me mua, që të ngrihemi e të shkojmë dhe kështu do të mbesim gjallë e nuk do të vdesim ne, ti e fëmijët tanë. 9 Unë do të bëhem dorëzanë për të dhe mua do të më kërkosh llogari. Nëse nuk ta kthej djalin e nuk ta vë përpara, do të jem fajtor ndaj teje për tërë jetën. 10 Po të mos ishim vonuar, tani do të ishim kthyer për herë të dytë».
    11 Atëherë Izraeli, ati i tyre, u tha: «Nëse është kështu puna, atëherë bëni siç po ju them: mbushini trastat me prodhimet më të mira të vendit dhe çojini atij si dhuratë, pak balsam, pak mjaltë, erëza të mira, mirrë, lajthi e bajame. 12 Merrni me vete dyfishin e parave. Kthejani paratë që ju kishin vënë te gryka e thasëve, se ndoshta është bërë ndonjë gabim. 13 Merreni vëllanë tuaj dhe ngrihuni e shkoni tek ai njeri. 14 Perëndia i gjithëpushtetshëm e zbuttë këtë njeri që t'ju lirojë vëllanë tjetër dhe Benjaminin. Sa për mua, nëse mbes pa djem, le të mbes!». 15 Atëherë morën me vete dhuratat, dyfishin e parave dhe Benjaminin. U ngritën e shkuan në Egjipt e u paraqitën para Jozefit. 16 Kur Jozefi pa Benjaminin bashkë me ta, i tha kujdestarit të shtëpisë: «Çoji këta njerëz në shtëpi. Ther një kafshë e shtro tryezën, se do të hanë drekë me mua». 17 Ai bëri siç i tha Jozefi dhe i solli në shtëpinë e tij. 18 Ata i kapi frika kur i sollën në shtëpinë e Jozefit, se thoshin: «Na ka sjellë këtu për shkak të parave të gjetura në thasë herën e parë. Do të na hidhet e do të na sulet, që të na zërë skllevër e të na marrë gomarët». 19 Prandaj, kur po hynin, iu afruan kujdestarit të shtëpisë së Jozefit e i thanë: 20 «Të na falë imzot, ne kemi ardhur edhe herë tjetër për të blerë grurë. 21 Kur arritëm në një bujtinë, hapëm thasët dhe secili gjeti në grykën e thasëve shumën që kishte paguar. Prandaj i kemi sjellë prapë. 22 Kemi sjellë edhe para të tjera për të blerë ushqime. Ne nuk e dimë kush i futi paratë në thasë». 23 Ai u tha: «Qetësohuni! Mos kini frikë! Ka qenë Perëndia juaj, Perëndia i atit tuaj, ai që ju vuri thesare në thasë. Unë për vete i mora ç'më dhatë». Pastaj iu solli Simeonin. 24 Kur i solli në shtëpinë e Jozefit u dha ujë për të larë këmbët dhe u nxori tagji gomarëve. 25 Ndërkohë që prisnin Jozefin për drekë, ata bënë gati dhuratat, se e morën vesh që do të hanin aty.
    26 Kur erdhi Jozefi në shtëpi, i dhanë dhuratat që kishin sjellë e iu përkulën gjer në tokë. 27 Ai i pyeti si ishin e u tha: «A është mirë ati juaj i moshuar për të cilin më treguat? A është ende gjallë?». 28 Ata i thanë: «Shërbëtori yt, ati ynë, është shëndoshë e mirë. Ai është ende gjallë». Pastaj u përkulën me nderim. 29 Jozefi ngriti sytë e pa Benjaminin, të vëllanë, birin e nënës së vet e u tha: «A është ky vëllai juaj i vogël për të cilin më treguat?» dhe vazhdoi: «Perëndia pastë mëshirë për ty, biri im!». 30 Jozefi u mallëngjye kur pa të vëllanë e doli me të shpejtë, se i erdhi për të qarë. Hyri në dhomën e vet e qau. 31 Pastaj e lau fytyrën e doli prej dhomës. E mbajti veten e tha: «Na shtroni të hamë!». 32 Shtruan për Jozefin veç, për vëllezërit veç dhe për egjiptianët që hanin me të veç, se egjiptianët nuk mund të hanin bashkë me hebrenjtë.

  • Bijtë e Jakobit në Egjipt
    1 Jakobi pa se kishte grurë në Egjipt e u tha të bijve: «Ç'më shikoni njëri-tjetrin? 2 Dëgjova se në Egjipt ka grurë. Shkoni atje e na blini grurë, që të mbetemi gjallë e të mos vdesim». 3 Kështu, të dhjetë vëllezërit e Jozefit shkuan për të blerë grurë në Egjipt. 4 Por Benjaminin, vëllain e Jozefit, Jakobi nuk e dërgoi me ta, se kishte frikë mos i ndodhte ndonjë gjë e keqe. 5 Kështu, bijtë e Izraelit erdhën për të blerë grurë bashkë me njerëz të tjerë, sepse në tokën e Kanaanit kishte rënë zia e bukës.
    6 Jozefi ishte i pari i vendit. Ai i shiste grurë tërë popullit. Atëherë vëllezërit e Jozefit erdhën e iu përkulën me fytyrë përdhe. 7 Jozefi i pa vëllezërit dhe i njohu, por i trajtoi si të huaj e u foli ashpër: «Nga vini?». Ata u përgjigjën: «Vijmë nga toka e Kanaanit për të blerë ushqime». 8 Edhe pse Jozefi i njohu vëllezërit, ata nuk e njohën. 9 Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë dikur për ta. Atëherë u tha: «Jeni spiunë! Keni ardhur të zbuloni vendet e pambrojtura». 10 Por ata i thanë: «Jo, imzot. Shërbëtorët e tu kanë ardhur për të blerë ushqime. 11 Të gjithë ne jemi bijtë e një njeriu. Jemi njerëz të ndershëm. Shërbëtorët e tu nuk janë spiunë». 12 Ai u tha: «Jo! Keni ardhur që të zbuloni vendet e pambrojtura!». 13 Ata i thanë: «Shërbëtorët e tu janë dymbëdhjetë vëllezër, bij të një njeriu nga toka e Kanaanit. Vëllai i vogël është me atin tonë, ndërsa një tjetër nuk është më». 14 Jozefi iu përgjigj: «Është siç ju thashë: ju jeni spiunë! 15 Unë do t'ju vë në provë kështu: pasha jetën e faraonit, ju nuk do të dilni që këtej pa ardhur këtu vëllai juaj i vogël. 16 Dërgoni njërin prej jush të marrë vëllanë tuaj. Të tjerët do të futen në burg, derisa të vërtetohen fjalët tuaja. Nëse jo, pasha faraonin, ju jeni spiunë!». 17 Kështu, i futi në burg për tri ditë.
    18 Ditën e tretë, Jozefi u tha: «Bëni siç ju thashë e do të jetoni, sepse unë i druhem Perëndisë. 19 Nëse jeni të ndershëm, njëri prej jush të rrijë në burg, ndërsa ju shkoni e çoni grurë te shtëpitë tuaja të uritura. 20 Pastaj më sillni vëllanë tuaj të vogël, që të vërtetohet çfarë thatë e kështu të mos vdisni». Ata bënë siç u tha 21 e i thanë njëri-tjetrit: «Jemi me të vërtetë fajtorë për vëllanë tonë, Jozefin, sepse e pamë sa në ankth ishte kur na lypte mëshirë dhe nuk e dëgjuam, prandaj na ra kjo fatkeqësi». 22 Atëherë Rubeni u tha: «A nuk ju thashë të mos mëkatonit kundër djalit? Por ju nuk dëgjuat. Tani po na kërkohet shpagim për gjakun e tij!». 23 Ata nuk e dinin se Jozefi i kuptonte, sepse u fliste me përkthyes. 24 Jozefi u largua prej tyre e qau. Pastaj u kthye tek ata e u foli. Mori Simeonin e i vuri prangat para tyre. 25 Dha urdhër që t'ua mbushnin thasët me grurë, t'ua vinin paratë në thesin e secilit e t'u jepnin ushqime për rrugë. Dhe kështu u bë.
    Vëllezërit kthehen në Kanaan
    26 Ata i ngarkuan thasët mbi gomarë e u larguan që andej. 27 Kur ishin në një bujtinë, njëri prej tyre hapi thesin për t'i dhënë tagji gomarit, dhe pa paratë në grykë të thesit. 28 Atëherë u tha vëllezërve: «Më kanë kthyer paratë! Ja ku janë, në thes!». Atyre sa nuk u pushoi zemra e të frikësuar thanë: «Ç'është kjo që na bëri Perëndia?».
    29 Kur mbërritën në tokën e Kanaanit, te Jakobi, ati i tyre, i treguan gjithçka që u kishte ndodhur: 30 «Zoti i atij vendi na foli ashpër e na trajtoi si spiunë. 31 Ne i thamë: “Jemi njerëz të ndershëm e jo spiunë. 32 Jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të një ati. Njëri nga vëllezërit nuk është më, kurse më i vogli është me atin tonë në tokën e Kanaanit”. 33 Por ai, zoti i atij vendi, na tha: “Ja si do ta di nëse jeni të ndershëm. Lëreni një nga vëllezërit tek unë. Merrni grurë për shtëpitë tuaja të uritura dhe shkoni 34 e më sillni vëllanë tuaj të vogël. Atëherë do ta di që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm. Pastaj do t'jua jap vëllanë tuaj e ju do të mund të bëni tregti në këtë vend”».
    35 Zbrazën thasët dhe secili gjeti në thes qeskën e vet të parave. Kur i panë, u trembën ata dhe ati i tyre.

  • Ëndrra e faraonit
    1 Pas plot dy vjetësh, faraoni pa një ëndërr: po qëndronte pranë lumit Nil, 2 kur nga lumi po dilnin shtatë lopë të hijshme e të majme e po kullotnin ndër xunkthe. 3 Pas tyre dolën nga lumi edhe shtatë lopë të tjera. Ato ishin të ligshta e të dobëta. Qëndruan pranë lopëve në breg të lumit Nil, 4 e i hëngrën lopët e hijshme e të majme. Atëherë faraoni u zgjua. 5 Pastaj e zuri gjumi e pa përsëri një ëndërr: shtatë kallinj të plotë e të mirë po dilnin nga një kërcell. 6 Pas tyre dolën shtatë kallinj të hollë e të tharë nga era e lindjes, 7 që i përpinë shtatë kallinjtë e plotë. Atëherë faraoni u zgjua. Kishte qenë në ëndërr! 8 Në mëngjes, shpirtin e kishte të trazuar. Dërgoi njerëz e thirri të gjithë magjistarët e dijetarët e Egjiptit. Ua tregoi ëndrrat, por askush nuk mund t'ia shpjegonte.
    9 Atëherë i pari i kupëmbajtësve i tha faraonit: «Sot po më kujtohet faji im. 10 Kur faraoni u zemërua me shërbëtorët e tij, na futi në burg, mua dhe të parin e bukëpjekësve, nën ruajtjen e komandantit të truprojës. 11 Një natë, që të dy pamë nga një ëndërr e secila ëndërr kishte kuptimin e vet. 12 Atje, bashkë me ne, ishte një djalosh hebre, skllav i komandantit të truprojës. Ia treguam atij dhe ai na e shpjegoi secilit ëndrrën. 13 Siç na i shpjegoi ai, ashtu edhe ndodhi. Unë u riktheva në detyrë, ndërsa tjetri u var».
    14 Atëherë faraoni dërgoi njerëz e thirri Jozefin. Ata e nxorën me të shpejtë nga burgu. Jozefi u rrua, ndërroi rrobat e doli para faraonit. 15 Faraoni i tha Jozefit: «Kam parë një ëndërr e s'ka kush të ma shpjegojë. Kam dëgjuar se ti mund të shpjegosh çdo ëndërr që dëgjon». 16 Jozefi iu përgjigj: «Jo unë, por Perëndia do t'i japë faraonit një përgjigje të mirë». 17 Faraoni i tha: «Në ëndërr po qëndroja në breg të lumit Nil, 18 kur nga lumi po dilnin shtatë lopë të majme e të hijshme e po kullotnin ndër xunkthe. 19 Pas tyre dolën edhe shtatë lopë të tjera. Ato ishin të këputura, shumë të ligshta e të dobëta. Lopë kaq të këqija nuk kisha parë kurrë në tërë tokën e Egjiptit. 20 Ato i hëngrën shtatë lopët e para që ishin të majme, 21 i përlanë, por nuk merrej vesh që i kishin ngrënë, sepse ishin po aq të ligshta sa në fillim. Atëherë u zgjova. 22 Pastaj pashë në ëndërr shtatë kallinj të plotë e të mirë që po dilnin nga një kërcell. 23 Pas tyre dolën shtatë kallinj të fishkur, të hollë e të tharë nga era e lindjes 24 e i përpinë shtatë kallinjtë e mirë. Ua tregova magjistarëve, por askush nuk mundi të m'i shpjegojë».
    25 Atëherë Jozefi i tha faraonit: «Ëndrrat e faraonit janë të njëjta. Faraonit i është treguar se çfarë do të bëjë Perëndia. 26 Shtatë lopët e mira e shtatë kallinjtë e mirë janë shtatë vjet. Ëndrrat janë të njëjta. 27 Shtatë lopët e dobëta e të ligshta që dolën pas tyre dhe shtatë kallinjtë bosh e të tharë nga era e lindjes janë shtatë vjet zi buke. 28 Këtë gjë i them faraonit: atij i është zbuluar se çfarë do të bëjë Perëndia. 29 Ja, tërë Egjipti do të ketë shtatë vite të begatshme. 30 Pas tyre do të vijnë shtatë vite zi buke dhe gjithë begatia do të harrohet në tokën e Egjiptit. Zia e bukës do ta shkatërrojë vendin. 31 Begatia e tokës nuk do të mbahet më mend, se zia që do të vijë më pas do të jetë shumë e madhe. 32 Sa për ëndrrën që t'u përsërit dy herë, do të thotë se vendimi është marrë nga Perëndia dhe se ai ka për të vepruar shumë shpejt. 33 Prandaj, faraoni të kërkojë një njeri të zgjuar e të ditur që ta vendosë në krye të Egjiptit. 34 Faraoni të caktojë mbikëqyrës në tokën e Egjiptit që, gjatë shtatë viteve të begatshme, të marrë të pestën e prodhimeve. 35 Mbikëqyrësit të mbledhin të gjitha ushqimet e këtyre viteve të mbara që po vijnë. Të grumbullojnë grurë në emër të faraonit e ta ruajnë si ushqim për qytetet. 36 Kjo, do të jetë tëmotje për vendin gjatë shtatë viteve të zisë që do të mbulojë tokën e Egjiptit. Kështu, vendi nuk do të marrë fund nga zia e bukës».
    Jozefi mbikëqyrës i Egjiptit
    37 Kjo gjë i pëlqeu faraonit e gjithë shërbëtorëve të tij.

  • Ëndrra e oborrtarëve
    1 Pas këtyre ngjarjeve, kupëmbajtësi e bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit bënë faj ndaj zotërisë së tyre, mbretit të Egjiptit. 2 Faraoni u zemërua me të dy oborrtarët e tij, me të parin e kupëmbajtësve e me të parin e bukëpjekësve. 3 I futi në burg, në të njëjtin vend ku ishte i burgosur edhe Jozefi, nën ruajtjen e komandantit të truprojës. 4 Ky u caktoi Jozefin që t'u shërbente. Ata mbetën të burgosur për njëfarë kohe. 5 Një natë kupëmbajtësi e bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit, që ishin të burgosur, panë nga një ëndërr dhe secila kishte kuptimin e vet. 6 Kur Jozefi erdhi tek ata në mëngjes, pa se ishin të shqetësuar. 7 Atëherë i pyeti oborrtarët e faraonit që ishin të burgosur bashkë me të: «Përse jeni kaq të mërzitur sot?». 8 Ata thanë: «Pamë nga një ëndërr, por nuk ka kush të na i shpjegojë». Por Jozefi u tha: «A nuk e di Perëndia kuptimin e ëndrrave? M'i tregoni, pra, ëndrrat!».
    9 Atëherë i pari i kupëmbajtësve tregoi ëndrrën e vet: «Në ëndërr pashë një hardhi përpara meje. 10 Hardhia kishte tri degë e posa filloi të bulojë, lulet çelën e vilet e rrushit u poqën. 11 Në dorë kisha kupën e faraonit. I kapa vilet e rrushit, i shtrydha në kupë e ia dhashë faraonit në dorë». 12 Jozefi i tha: «Kuptimi i ëndrrës është ky: tri degët janë tri ditë. 13 Brenda tri ditësh faraoni do të të falë, do të të rikthejë në detyrën që kishe e ti do t'ia japësh kupën në dorë, ashtu siç bëje më parë kur ishe kupëmbajtësi i tij. 14 Por kur të jesh i lirë më kujto e tregohu mirëdashës me mua. Më përmend para faraonit që të më nxjerrësh nga burgu, 15 sepse me dhunë më rrëmbyen nga toka e hebrenjve. Edhe këtu nuk kam bërë asgjë që të meritoj burgun».
    16 Kur i pari i bukëpjekësve pa se shpjegimi i ëndrrës ishte i mirë, i tha Jozefit: «Edhe unë pashë një ëndërr. Mbi krye kisha tri shporta me bukë. 17 Shporta e sipërme kishte gjithfarë ushqimesh të gatuara për faraonin, por po i hanin shpendët. Ato po hanin nga shporta që ishte mbi kokën time». 18 Jozefi iu përgjigj: «Kuptimi i ëndrrës është ky: tri shportat janë tri ditë. 19 Brenda tri ditësh faraoni do të ta presë kokën, do të të varë në pemë e shpendët do të të hanë trupin». 20 Ditën e tretë ishte ditëlindja e faraonit. Ai shtroi një gosti për gjithë shërbëtorët e tij dhe nxori para tyre të parin e kupëmbajtësve e të parin e bukëpjekësve. 21 Të parin e kupëmbajtësve e rikthehu në detyrë që t'i jepte kupën në dorë. 22 Ndërsa bukëpjekësin e vari, ashtu siç ua kishte shpjeguar Jozefi. 23 Mirëpo i pari i kupëmbajtësve nuk u kujtua për Jozefin. Ai e harroi atë.

  • Jozefi dhe gruaja e Potifarit
    1 Jozefin e sollën në Egjipt. Potifari, një egjiptian, oborrtar i faraonit e komandant i rojave, e bleu Jozefin nga dora e ishmaelitëve që e kishin sjellë aty. 2 Zoti ishte me Jozefin dhe atij i shkonte mbarë. Ai banoi në shtëpinë e zotërisë së tij egjiptian. 3 Potifari e pa se Zoti ishte me të e ia sillte mbarë në çdo gjë që bënte. 4 Jozefi gjeti hir para Potifarit e u bë shërbëtori i tij. Ky e caktoi kujdestar të shtëpisë e gjithçka që kishte e la në dorë të Jozefit. 5 Qëkurse Potifari e vuri kujdestar të shtëpisë e të gjithçkaje të tijën, Zoti e bekoi shtëpinë e egjiptianit për shkak të Jozefit. Zoti i bekoi çdo gjë që kishte në shtëpi e në fushë. 6 Potifari ia la në dorë Jozefit gjithçka që kishte e nuk shqetësohej më për asgjë, përveç bukës që hante.
    Jozefi ishte i bukur e i pashëm. 7 Pas këtyre ngjarjeve, gruaja e zotërisë së tij, ia vuri syrin Jozefit e i tha: «Fli me mua!». 8 Jozefi nuk pranoi e i tha: «Falë meje, imzot nuk shqetësohet më për shtëpinë e gjithçka që ka ma ka lënë në dorë. 9 Askush në këtë shtëpi nuk është më i madh se unë. Ai nuk më ka mohuar asgjë përveç teje, sepse ti je gruaja e tij. Si të bëj një gjë kaq të keqe e të mëkatoj kundër Perëndisë?». 10 Ndonëse ajo i fliste përditë, Jozefi nuk pranoi të shtrihej e të flinte me të. 11 Por një ditë ai hyri në shtëpi për të bërë punët e veta dhe në shtëpi nuk kishte njeri. 12 Atëherë ajo e kapi prej rrobave e i tha: «Fli me mua!». Ai ia la rrobat në dorë e iku e doli përjashta. 13 Kur pa se Jozefi ia la rrobat në dorë e iku përjashta, 14 thirri njerëzit e shtëpisë e u tha: «Shikoni, im shoq na solli një hebre që tallet me ne. Ai erdhi tek unë që të flinte me mua, por unë bërtita me të madhe. 15 Kur pa se e ngrita zërin e thirra, më la rrobat dhe iku e doli përjashta». 16 Ajo i mbajti rrobat e tij pranë, derisa i zoti erdhi në shtëpi. 17 Pastaj i tha të njëjtën gjë: «Skllavi hebre që na solle, erdhi tek unë që të më ngacmojë. 18 Por kur e ngrita zërin e thirra, më la rrobat dhe iku përjashta».
    19 Kur i zoti dëgjoi fjalët e të shoqes që thoshte: «Kështu ma bëri shërbëtori yt», u zemërua. 20 E mori Jozefin dhe e futi në burg, aty ku mbaheshin të burgosurit e mbretit. Jozefi mbeti në burg, 21 por Zoti ishte me të. Zoti pati mëshirë për të, prandaj komandanti i burgut e mori me sy të mirë. 22 Ky ia besoi Jozefit të gjithë të burgosurit që ishin në burg e ai u bë përgjegjës për çdo gjë që bëhej në atë vend. 23 Komandanti nuk kujdesej më për asgjë nga ato që kishte lënë në dorë të Jozefit, sepse Zoti ishte me të dhe çdo gjë që Jozefi bënte, Zoti ia sillte mbarë.

  • Juda dhe Tamara
    1 Në atë kohë Juda u largua nga vëllezërit e banoi pranë Hirahut, një burrë nga Adulamia. 2 Aty, Juda pa bijën e një kananiti që quhej Shua. E mori e fjeti me të. 3 Ajo mbeti shtatzënë e lindi një djalë që ai e quajti Er. 4 Ajo mbeti përsëri shtatzënë e lindi një djalë që e quajti Onan. 5 Ajo lindi edhe një djalë tjetër që e quajti Shelah. Kur ndodhi kjo, Juda ishte në Kezib. 6 Juda i gjeti një grua Erit, të parëlindurit. Ajo quhej Tamarë. 7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i lig para Zotit dhe Zoti e vrau. 8 Atëherë Juda i tha Onanit: «Fli me gruan e tët vëllai e martohu me të, si kunat që je, që ta mbash gjallë farën e vëllait tënd». 9 Por Onani e dinte që fëmijët nuk do të njiheshin si të tijtë, prandaj sa herë që flinte me gruan e të vëllait e derdhte farën përtokë, që të mos e mbante gjallë farën e të vëllait. 10 Kjo gjë ishte e ligë para Zotit, prandaj Zoti e vrau edhe Onanin. 11 Atëherë Juda i tha Tamarës, të resë: «Rri si vejushë në shtëpinë e atit tënd derisa të rritet im bir, Shelahu». Sepse kishte frikë se edhe ky do t'i vdiste si të tjerët. Kështu, Tamara shkoi e jetoi në shtëpinë e të atit.
    12 Pas një kohe të gjatë, vdiq gruaja e Judës, bija e Shuaut. Kur mbaruan ditët e zisë, Juda bashkë me mikun e tij, Hirahun nga Adulamia, shkuan në Timnah te qethësit e dhenve. 13 Tamarën e lajmëruan që vjehrri i saj po shkonte në Timnah për të qethur dhentë. 14 Ajo hoqi rrobat e vejërisë, u mbulua me një vel, u mbështoll e tëra dhe u ul në hyrje të Enaimit që ishte rrugës për në Timnah. E bëri këtë, sepse kishte parë që Shelahu ishte rritur, por nuk ia kishin dhënë për burrë. 15 Juda e pa dhe e kujtoi për lavire, se ajo e kishte fytyrën të mbuluar. 16 Ai iu afrua buzë rrugës e i tha: «Eja të flemë bashkë!», sepse nuk e dinte se ishte e reja e tij. Ajo i tha: «Çfarë do të më japësh që të flesh me mua?». 17 Ai iu përgjigj: «Do të të çoj një kec nga kopeja». Ajo tha: «Vetëm nëse më jep një peng derisa të ma dërgosh». 18 Ai i tha: «Çfarë pengu do që të të jap?». Ajo i tha: «Vulën, varësen dhe shkopin që ke në dorë». Ai ia dha. Fjeti me të e ajo mbeti shtatzënë. 19 Pastaj Tamara u ngrit e u largua. Hoqi velin e veshi rrobat e vejërisë.
    20 Juda ia çoi kecin përmes mikut nga Adulamia që t'i merrte pengun, por ai nuk e gjeti. 21 I pyeti vendasit: «Ku është lavirja e kultit që rrinte në Enaim, pranë rrugës?». Ata i thanë: «Këtu nuk ka pasur lavire kulti». 22 Pastaj u kthye te Juda e i tha: «Nuk e gjeta dhe vendasit më thanë se aty nuk ka pasur lavire kulti». 23 Atëherë Juda tha: «Le ta mbajë pengun, përndryshe do të bëhemi gazi i botës. Ja, unë ia çova kecin, por ti nuk e gjete».
    24 Pas tre muajsh e lajmëruan Judën e i thanë: «Tamara, e reja jote, është bërë lavire e ka mbetur shtatzënë». Atëherë Juda tha: «Nxirreni jashtë e digjeni!». 25 Kur po e nxirrnin jashtë, ajo dërgoi njerëz te i vjehrri për t'i thënë: «Burri, të cilit i përkasin këto, më la me barrë. Shiko mirë! E kujt është kjo vulë, kjo varëse e ky shkop?». 26 Juda i njohu e tha: «Tamara është më e drejtë se unë, sepse nuk i dhashë Shelahun, tim bir». Ai nuk fjeti më me të.
    27 Kur erdhi koha për të lindur, ajo lindi binjakë. 28 Gjatë lindjes njëri nga binjakët nxori dorën. Mamia ia kapi dorën dhe i lidhi një fije të kuqe e tha: «Ky doli i pari». 29 Por sapo ky e tërhoqi brenda dorën, doli i vëllai. Atëherë ajo tha: «Si çave përpara ti!». Prandaj u quajt Perec. 30 Pastaj doli i vëllai, në dorën e të cilit ishte fija e kuqe. Ky u quajt Zerah.

  • Jozefi dhe vëllezërit
    1 Jakobi banoi në tokën e Kanaanit, aty ku kishte banuar edhe i ati. 2 Kjo është historia e Jakobit: Jozefi ishte shtatëmbëdhjetë vjeç e kulloste dhentë bashkë me vëllezërit. Ai ishte ndihmësith i bijve të Bilhës e Zilfës, dy grave të të atit. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq të vëllezërve të vet. 3 Izraeli e donte Jozefin më shumë se bijtë e tjerë, se e kishte birin e pleqërisë. Ai i bëri Jozefit një tunikë shumëngjyrësheu. 4 Kur vëllezërit panë se ati i tyre e donte më shumë se ata, e urryen Jozefin e nuk i flisnin dot me të mirë.
    5 Jozefi pa një ëndërr dhe, kur ua tregoi vëllezërve, ata e urryen edhe më shumë. 6 Ai u tha: «Dëgjoni ëndrrën që pashë. 7 Po mblidhnim dorëza gruri në mes të fushës. Kur ja, dorëza ime u ngrit e qëndroi drejt. Ndërsa dorëzat tuaja u mblodhën përreth e u përkulën me nderim para dorëzës sime». 8 Atëherë vëllezërit i thanë: «A thua do të bëhesh mbreti ynë e do të sundosh mbi ne?!». Kështu, ata e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave e fjalëve të tij.
    9 Jozefi pa edhe një ëndërr tjetër e ua tregoi vëllezërve të vet: «Pashë një ëndërr tjetër. Dielli, hëna e njëmbëdhjetë yje po më përkuleshin me nderim». 10 Kur ia tregoi të atit e vëllezërve, i ati e qortoi e i tha: «Ç'është kjo ëndërr! A po thua që unë, jot ëmë e vëllezërit e tu do u përkulkemi gjer në tokë para teje?!». 11 Vëllezërit e patën zili, kurse i ati e mbajti në mend këtë gjë.
    Vëllezërit shesin vëllanë
    12 Vëllezërit shkuan në Shekem për të kullotur dhentë e atit të tyre. 13 Atëherë Izraeli i tha Jozefit: «Vëllezërit e tu po kullotin dhentë në Shekem. Ngrihu e shko tek ata!». Ai u përgjigj: «Gati jam!». 14 Izraeli i tha: «Shko, shih a janë mirë vëllezërit e dhentë e më kthe përgjigje». Kështu, e dërgoi Jozefin nga lugina e Hebronit dhe ai mbërriti në Shekem. 15 Atje gjeti një njeri që po sillej nëpër fushë, i cili e pyeti: «Çfarë po kërkon?». 16 Jozefi iu përgjigj: «Po kërkoj vëllezërit e mi. Më trego, ku po kullotin». 17 Njeriu i tha: «Kanë ikur që këtej, por unë i dëgjova që thoshin: “Të shkojmë në Dotan”». Atëherë Jozefi shkoi pas vëllezërve e i gjeti në Dotan. 18 Ata e panë Jozefin që larg dhe para se të afrohej kurdisën një plan për ta vrarë. 19 I thanë njëri-tjetrit: «Ja, po vjen ky ëndërrimtari! 20 Ejani tani, ta vrasim e ta hedhim në një gropë e të themi se e shqyen egërsirat. Atëherë do të shohim sa i vlejnë ëndrrat!». 21 Rubeni i dëgjoi dhe e shpëtoi Jozefin prej duarve të tyre, kur u tha: «Mos t'ia marrim jetën». 22 Ai shtoi: «Mos derdhni gjak! Hidheni në këtë gropë, në shkretëtirë, por mos vini dorë mbi të». Ai donte ta shpëtonte nga duart e tyre që t'ia kthente të atit. 23 Kur Jozefi mbërriti te vëllezërit, ata e zhveshën. Pasi ia zhveshën tunikën shumëngjyrëshe që mbante veshur, 24 e morën dhe e hodhën në një gropë. Gropa ishte bosh e pa ujë.
    25 Pastaj u ulën të hanë bukë. Kur ngritën sytë, panë një karvan ishmaelitësh që po vinte nga Gileadi e po shkonte për në Egjipt me deve të ngarkuara me rrëshirë, balsam e mirrë. 26 Atëherë Juda u tha vëllezërve: «Çfarë përfitimi kemi nëse e vrasim vëllanë e ia fshehim kufomënv. 27 Ejani, t'ua shesim ishmaelitëve e të mos vëmë dorë mbi të, se është vëllai e gjakux ynë». 28 Kur tregtarët midianitë kaluan andej, e nxorën Jozefin nga gropa e ua shitën ishmaelitëve për njëzet sikla argjendi. Ata e çuan Jozefin në Egjipt.
    29 Rubeni u kthye te gropa, por Jozefi nuk ishte atje. Atëherë shqeu rrobat, 30 u kthye te vëllezërit e u tha: «Djali nuk është më atje! Kah t'ia mbaj unë tani?». 31 Pastaj morën tunikën e Jozefit dhe e zhytën në gjakun e një cjapi që therën. 32 Ia sollën tunikën shumëngjyrëshe të atit e i thanë: «Gjetëm këtë! Shikoje mirë! A është e djalit tënd apo jo?». 33 Ai e njohu tunikën e tha: «Është tunika e tim biri. E paskan ngrënë egërsirat. Copë-copë ma paskan bërë Jozefin!». 34 Atëherë Jakobi shqeu rrobat e veta, vuri një grathore rreth ijëve dhe e vajtoi të birin për një kohë të gjatë. 35 U ngritën për ta ngushëlluar të gjithë bijtë e...

  • Pasardhësit e Esaut
    1 Këta janë pasardhësit e Esaut që quhet edhe Edom: 2 Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanit. Ai mori Adën, bijën e Elon Hititit, Oholibamën, bijën e Anahut, mbesënt e Cibeon Hivitit 3 dhe Basematën, bijën e Ishmaelit, motrën e Nebajotit. 4 Ada i lindi Esaut Elifazin. Basemata lindi Reuelin. 5 Oholibama lindi Jeushin, Jalamin e Korahun. Këta qenë bijtë e Esaut që i lindën në tokën e Kanaanit.
    6 Atëherë Esau mori me vete gratë e tij, bijtë e bijat, gjithë njerëzit e shtëpisë, gjithë bagëtitë e kafshët, gjithë pasurinë që kishte grumbulluar në tokën e Kanaanit e shkoi në një vend tjetër që të ishte larg të vëllait, Jakobit. 7 Pasuria e tyre ishte aq e madhe sa nuk mund të jetonin më bashkë dhe vendi ku banonin nuk i zinte për shkak të bagëtive. 8 Kështu, Esau, që quhet edhe Edom, banoi në malin e Seirit.
    9 Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomit, në malin e Seirit. 10 Këta janë emrat e bijve të tij: Elifazi, biri i Adës, gruas së tij, Reueli, biri i Basematës, gruas së tij. 11 Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Cefoi, Gatami e Kenazi. 12 Timna ishte shemra e Elifazit, birit të Esaut. Ajo i lindi Amalekun. Këta janë bijtë e Adës, gruas së Esaut. 13 Bijtë e Reuelit janë Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 14 Bijtë që gruaja e Esaut, Oholibama, e bija e Anahut, mbesa e Cibeonit, i lindi atij, janë Jeushi, Jalami e Korahu.
    Prijësit e Edomit
    15 Këta janë prijësit e bijve të Esaut. Këta janë bijtë e Elifazit, të parëlindurit të Esaut: prijësi Teman, prijësi Omar, prijësi Cefo, prijësi Kenaz, 16 prijësi Korah, prijësi Gatam e prijësi Amalek. Këta janë prijësit e Elifazit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Adës. 17 Këta janë bijtë e Reuelit, birit të Esaut: prijësi Nahat, prijësi Zerah, prijësi Shamah e prijësi Mizah. Këta janë prijësit e Reuelit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 18 Këta janë bijtë e Oholibamës, gruas së Esaut: prijësi Jeush, prijësi Jalam e prijësi Korah. Këta janë prijësit e Oholibamës, gruas së Esaut, të bijës së Anahut. 19 Këta janë bijtë e Esaut e prijësit e tyre. Ky është Edomi.
    20 Këta janë bijtë e Seir Horitit. Ata janë banorët e Lotanit, Shobalit, Cibeonit, Anahut, 21 Dishonit, Ecerit e Dishanit. Këta janë prijësit e horitëve, bijtë e Seirit, në tokën e Edomit. 22 Bijtë e Lotanit ishin Horiu e Hemami. Motra e Lotanit ishte Timna. 23 Këta janë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoi e Onami. 24 Bijtë e Cibeonit janë Ajahu e Anahu. Anahu është ai që gjeti në shkretëtirë burime ujërash të ngrohta kur po kulloste gomarët e të atit. 25 Këta janë fëmijët e Anahut: Dishoni e Oholibama, bija e Anahut. 26 Këta janë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Itrani e Kerani. 27 Këta janë bijtë e Ecerit: Bilhani, Zavani e Akani. 28 Këta janë bijtë e Dishanit: Uci e Arani. 29 Këta janë prijësit e horitëve: prijësi Lotan, prijësi Shobal, prijësi Cibeon, prijësi Anah, 30 prijësi Dishon, prijësi Ecer e prijësi Dishan. Këta janë prijësit e horitëve sipas fiseve të tyre në tokën e Seirit.
    31 Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit para se bijtë e Izraelit të kishin ndonjë mbret: 32 Belai, biri i Beorit, që mbretëroi në Edom. Qyteti i tij quhej Dinhabah. 33 Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu. 34 Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami nga toka e temanitëve. 35 Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 36 Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu. 37 Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehoboti i Eufratit. 38 Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit. 39 Edhe Baal Hanani, biri i Akborit, vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadari. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë, bija e Matredës, të bijës së Mezahabit.
    40 Këta janë emrat e prijësve të Esaut sipas fiseve,

  • Jakobi kthehet ne Betel
    1 Perëndia i tha Jakobit: «Ngrihu, shko në Betel e bano atje. Aty ngri një altar për Perëndinë që t'u shfaq kur ike nga Esau, vëllai yt». 2 Atëherë Jakobi i tha shtëpisë së tij e gjithë atyre që ishin me të: «Hidhni tej perënditë e huaja që janë mes jush. Pastrohuni e ndërroni rrobat. 3 Pastaj të ngrihemi e të shkojmë në Betel që atje t'i ndërtoj një altar Perëndisë që m'u përgjigj ditën kur u gjeta ngushtë dhe që ishte me mua në udhëtimin që bëra». 4 Atëherë ata ia dhanë Jakobit të gjitha perënditë e huaja e vathët që kishin e ai i fshehu nën lisin pranë Shekemit.
    5 Kur u nisën, qytetet përreth i kapi tmerri i Perëndisë dhe ata nuk i ndoqën bijtë e Jakobit. 6 Jakobi e tërë populli që ishte me të arritën në Luz që është në tokën e Kanaanit. Ky është Beteli. 7 Aty ngriti një altar dhe vendin e quajti Perëndia i Betelit, se aty iu shfaq Perëndia kur iku nga i vëllai. 8 Në atë kohë vdiq Debora, mëndesha e Rebekës. Ajo u varros nën një lis pranësh Betelit dhe Jakobi e quajti vendin Lisi i Vajtimit.
    9 Perëndia iu shfaq përsëri Jakobit kur erdhi nga Padan Arami, e bekoi 10 e i tha: «Emri yt është Jakob. Por nuk do të quhesh më Jakob, sepse emri yt do të jetë Izrael». Kështu e quajti Izrael. 11 Pastaj i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Shumohu e shtohu! Prej teje do të dalë një popull e një shumicë popujsh e prej ijëve të tua do të dalin mbretër. 12 Tokën që i dhashë Abrahamit e Isakut do të ta jap ty. Pasardhësve të tu do t'ua jap tokën». 13 Pastaj Perëndia u largua prej tij e prej vendit ku i kishte folur. 14 Atëherë Jakobi ngriti një përmendore guri ne vendin ku Perëndia i kishte folur, e lagu me një fli stërpikjeje dhe derdhi vaj mbi të. 15 Jakobi e quajti Betel vendin ku i kishte folur Perëndia.
    Vdekja e Rakelës
    16 Ata u nisën nga Beteli e kur ishin ende pak larg nga Efrata, Rakelën e zunë dhimbjet e forta të lindjes. 17 Për shkak se kishte dhimbje të forta gjatë lindjes, mamia i tha: «Mos ki frikë, se u bëre me një tjetër djalë!». 18 Por ajo vdiq dhe, duke dhënë shpirt, e quajti të birin Benoni, ndërsa i ati e quajti Benjamin. 19 Rakela vdiq e u varros udhës për në Efratë, ku është Betlehemi. 20 Jakobi ngriti një përmendore mbi varrin e saj. Kjo është përmendorja e varrit të Rakelës që njihet edhe sot. 21 Atëherë Izraeli shkoi prej andej dhe ngriti tendën përtej Migdal Ederit.
    22 Kur Izraeli banoi në këtë vend, Rubeni shkoi e fjeti me Bilhën, shemrën e të atit. Izraeli e mori vesh.
    Jakobi kishte dymbëdhjetë djem. 23 Bijtë e Leas ishin Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isahari e Zabuloni. 24 Bijtë e Rakelës ishin Jozefi e Benjamini. 25 Bijtë e Bilhës, shërbëtores së Rakelës, ishin Dani e Neftaliu. 26 Bijtë e Zilfës, shërbëtores së Leas, ishin Gadi e Asheri. Këta ishin bijtë e Jakobit që i lindën në Padan Aram.
    Vdekja e Isakut
    27 Jakobi mbërriti në Mamre, tek Isaku, i ati. Ky është Kirjat Arba, në Hebron, ku Abrahami e Isaku kishin banuar si të huaj. 28 Isaku ishte njëqind e tetëdhjetë vjeç 29 kur dha shpirt e vdiq. I moshuar e në moshë të thyer, u varros bashkë me popullin e tij. E varrosën të bijtë, Esau e Jakobi.




     sh35.8 ose: në jug

  • Dhunimi i Dinës
    1 Dina, bija që Lea i lindi Jakobit, doli për të parë bijat e vendit. 2 Kur e pa Shekemi, prijësi i vendit, biri i Hamor Hivitit, e rrëmbeu, fjeti me të dhe e poshtëroi. 3 Por Dina, bija e Jakobit, i hyri në zemër dhe ai e deshi e i foli ëmbëlrr. 4 Kështu, Shekemi i tha Hamorit, të atit: «Ma merr këtë vajzë për grua!».
    5 Ndërkohë, Jakobi kishte dëgjuar për çnderimin e bijës së tij, Dinës. Ai heshti derisa u kthyen të bijtë që ishin me bagëtitë në fushë. 6 Atëherë Hamori, ati i Shekemit, shkoi te Jakobi për t'i folur. 7 Ndërkaq bijtë e Jakobit, kur dëgjuan se ç'kishte ngjarë, erdhën nga fusha. Ata ishin të hidhëruar e shumë të zemëruar, sepse Shekemi kishte bërë diçka të turpshme në Izrael. Ai kishte fjetur me bijën e Jakobit. Kjo gjë nuk bëhej.
    8 Por Hamori foli me ta e tha: «Shekemit, tim biri, i ka hyrë në zemër vajza juaj. Jepjani, pra, për grua. 9 Bëni krushqi me ne. Na jepni bijat tuaja e merrni tonat. 10 Nëse banoni me ne, vendi do të jetë i hapur për ju. Do të banoni e lëvizni lirishts e do të mund të blini prona». 11 Pastaj Shekemi i tha atit të Dinës e vëllezërve të saj: «Gjetsha hir në sytë tuaj! Do të jap çdo gjë që do të më kërkoni. 12 Më kërkoni për pajë e dhuratë sa të doni e unë do t'jua jap, veç të më jepni vajzën për grua».
    13 Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjigjën me dredhi Shekemit e Hamorit, atit të tij, sepse ai kishte çnderuar Dinën, motrën e tyre. 14 Kështu, ata u thanë: «Nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Nuk mund t'ia japim motrën tonë dikujt që është i parrethprerë, sepse kjo do të ishte e turpshme për ne. 15 Por do të pranojmë vetëm me një kusht: nëse bëheni si ne e çdo mashkull i juaj rrethpritet. 16 Atëherë do t'ju japim bijat tona e ne do të marrim tuajat. Do të banojmë me ju e do të bëhemi një popull i vetëm. 17 Por nëse nuk pranoni të rrethpriteni do të marrim me vete bijën tonë e do të largohemi».
    18 Hamorit e birit të tij, Shekemit, u pëlqeu kjo përgjigje. 19 Djaloshi nuk vonoi ta bënte këtë gjë, se e kishte për zemër bijën e Jakobit. Ai ishte më i rëndësishmi në të gjithë familjen e atit të tij. 20 Pastaj Hamori e biri i tij, Shekemi, arritën te porta e qytetit e iu drejtuan njerëzve të qytetit: 21 «Këta njerëz janë miqësorë me ne. Le të banojnë në këtë vend e të lëvizin lirisht, se ka mjaft vend edhe për ta. Bijat e tyre do t'i marrim për gra e do t'u japim bijat tona. 22 Por vetëm me një kusht këta njerëz do të pranojnë të banojnë me ne për t'u bërë një popull i vetëm: tërë meshkujt tanë duhet të rrethpriten ashtu siç rrethpriten edhe ata. 23 A nuk do të bëhen tonat kafshët, pasuritë e bagëtitë e tyre? Mjafton që të pranojmë dhe ata do të banojnë me ne». 24 Tërë ata që dilnin nga porta e qytetit e dëgjuan Hamorin e Shekemin, birin e tij. Kështu tërë meshkujt e qytetit u rrethprenë.
    Simeoni e Levi
    25 Pas tri ditësh, kur meshkujt e qytetit ende vuanin dhimbjet e rrethprerjes, dy djemtë e Jakobit, Simeoni e Levi, vëllezërit e Dinës, u ngritën secili me shpatë në dorë, hynë në qytet pa u vënë re dhe vranë tërë meshkujt. 26 Ata vranë me shpatë edhe Hamorin me Shekemin, birin e tij. Pastaj morën Dinën nga shtëpia e Shekemit e u larguan. 27 Bijtë e Jakobit u lëshuan mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin që kishte çnderuar motrën e tyre. 28 Ata morën dhentë, qetë, gomarët e gjithçka gjetën në qytet e në fushë. 29 Plaçkitën tërë pasurinë dhe morën rob tërë të vegjlit e gratë bashkë me gjithçka që kishin në shtëpi. 30 Atëherë Jakobi i tha Simeonit e Levit: «Më keni nxjerrë telashe, se më fëlliqët me banorët e vendit, me kananitët e perizitët. Unë kam pak njerëz. Nëse ata bashkohen kundër meje e më sulmojnë, atëherë unë e shtëpia ime do të marrim fund». 31 Por ata thanë: «Pse, si lavire do të trajtohet motra jonë?».





     rr34.3 ose: zemrës



     s34.10 ose: bëni tregti

  • Jakobi takohet me Esaun
    1 Jakobi ngriti sytë e pa Esaun që po vinte. Me të ishin katërqind burra. Atëherë i ndau fëmijët mes Leas, Rakelës e dy shërbëtoreve. 2 Shërbëtoret me bijtë e tyre i vuri në fillim, pas tyre vuri Lean me bijtë e saj, në fund vuri Rakelën e Jozefin. 3 Ai vetë shkoi para tyre e u përkul gjer në tokë shtatë herë, derisa iu afrua të vëllait.
    4 Por Esau vrapoi për ta takuar dhe e përqafoi. Iu hodh në qafë, e puthi e qanë që të dy. 5 Pastaj Esau ngriti sytë, pa gratë e fëmijët e tha: «Çfarë i ke këta?». Ai iu përgjigj: «Këta janë fëmijët që Perëndia i fali shërbëtorit tënd». 6 Atëherë shërbëtoret bashkë me fëmijët u afruan e u përkulën me nderim. 7 U afrua edhe Lea me fëmijët e saj e u përkulën me nderim. Në fund u afrua Jozefi e Rakela e u përkulën me nderim. 8 Pastaj Esau tha: «Ç'ke ndër mend të bësh me gjithë këto që më solle?». Jakobi iu përgjigj: «I solla që të gjej hir para teje, imzot». 9 Esau tha: «Unë kam mjaft, o vëllai im. Çfarë ke mbaje për vete». 10 Por Jakobi tha: «Jo, të lutem. Nëse kam gjetur hir para teje do ta pranosh këtë dhuratë nga dora ime, sepse të pashë ballë për ballë, si të shihja ballë për ballë Perëndinë, e ti prapë më prite mirë. 11 Pranoje, pra dhuratënq që të solla, se Perëndia është treguar i mëshirshëm me mua e unë kam plot». Kështu, ai nguli këmbë dhe Esau pranoi.
    12 Pastaj Esau tha: «Të çohemi e të shkojmë e unë do të të prij». 13 Por Jakobi i tha: «Imzot, ti e di se fëmijët janë të vegjël dhe se dhentë e lopët qumështore i kam kujdes. Nëse i mundoj edhe një ditë, e gjithë bagëtia do të ngordhë. 14 Le të shkojë imzot para shërbëtorit të tij, ndërsa unë do të vij ngadalë me hapin e bagëtisë, që më paraprin, e me hapin e fëmijëve, derisa të arrij tek imzot në Seir».
    15 Atëherë Esau tha: «Po lë me ty disa nga njerëzit e mi». Por Jakobi tha: «Përse? Mjaftonr që të gjej hir para timzot». 16 Po atë ditë, Esau u kthye rrugës për në Seir, 17 ndërsa Jakobi udhëtoi drejt Sukotit ku ndërtoi shtëpi për vete e kasolle për kafshët, prandaj edhe vendi u quajt Sukot.
    Jakobi në Shekem
    18 Jakobi erdhi nga Padan Arami dhe arriti shëndoshë e mirë në qytetin e Shekemit, që ishte në tokën e Kanaanit, dhe fushoi përballë qytetit. 19 Pastaj bleu prej Hamorit, atit të Shekemit, për njëqind monedha argjendi, pjesën e fushës në të cilën kishte ngritur tendën. 20 Aty ngriti një altar dhe e quajti «Perëndia është Perëndia i Izraelit».





     q33.11 he. bekimin tim



     r33.15 ose: Përse imzot të tregohet kaq mirëdashës?

  • Jakobi dhe Esau
    1 p Labani u ngrit herët në mëngjes, i puthi bijtë e bijat e tij, i bekoi e u kthye në vendin e vet. 2 Edhe Jakobi shkoi udhës së vet. Përpara i dolën engjëjt e Perëndisë. 3 Kur i pa, Jakobi tha: «Ky është fushimi i Perëndisë». Prandaj e quajti Mahanaim.
    4 Atëherë Jakobi dërgoi përpara vetes lajmëtarë te Esau, vëllai i tij, në tokën e Seirit, në krahinën e Edomit 5 e i urdhëroi: «Kështu do t'i thoni timzot, Esaut: “Jakobi, shërbëtori yt, thotë: kam banuar me Labanin e aty kam qëndruar deri tani. 6 Kam lopë e gomarë, dhen, shërbëtorë e shërbëtore. Po e lajmëroj timzot që të gjej hir para tij”».
    7 Por lajmëtarët u kthyen te Jakobi e i thanë: «Shkuam te vëllai yt, Esau. Ai po të del para me katërqind burra». 8 Atëherë Jakobi u frikësua shumë e u shqetësua. I ndau në dy fushime njerëzit që ishin me të, dhentë, qetë e devetë, 9 sepse mendoi: «Nëse vjen Esau e sulmon njërin fushim, fushimi që mbetet do të shpëtojë».
    10 Pastaj Jakobi tha: «O Perëndi i atit tim, Abrahamit, dhe Perëndi i atit tim, Isakut, o Zot, ti që më the të kthehem në tokën time, te të afërmit e mi e që më the se do të më trajtoje mirë, 11 unë nuk jam i denjë për gjithë mirësinë e besnikërinë që tregove ndaj shërbëtorit tënd, sepse këtë Jordan e kalova vetëm me një shkop e tani jam bërë me dy fushime. 12 Më shpëto nga dora e vëllait tim, nga dora e Esaut, sepse kam frikë se kur të vijë, ai do të më vrasë bashkë me gra e fëmijë. 13 Ti vetë the: “Me të vërtetë do të të bëj mirë e do t'i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit që nuk numërohet, se është e shumtë”».
    14 Jakobi e kaloi natën aty. Pastaj zgjodhi nga ç'kishte me vete një dhuratë për vëllanë e tij, Esaun. 15 Ai zgjodhi dyqind dhi, njëzet cjep, dyqind dele, njëzet desh, 16 tridhjetë deve qumështi bashkë me të vegjlit, dyzet lopë, dhjetë dema, njëzet gomarica e dhjetë gomarë. 17 U dorëzoi shërbëtorëve të tij çdo kope më vete e u tha: «Shkoni përpara meje e mbani një largësi mes kopeve». 18 Pastaj urdhëroi të parin: «Kur Esau, im vëlla, të të takojë e të të pyesë: “I kujt je? Ku po shkon e të kujt janë tërë këto kafshë para teje?”, 19 ti do t'i thuash: “Janë të Jakobit, shërbëtorit tënd. Kjo është një dhuratë e dërguar për timzot Esaun. Ja, ai vetë po vjen pas nesh”». 20 Po kështu Jakobi e urdhëroi të dytin, të tretin dhe tërë ata që shkonin pas kopeve, duke u thënë: «Të njëjtat fjalë do t'i thoni Esaut kur ta takoni. 21 Po ashtu do t'i thoni: “Ja, Jakobi, shërbëtori yt, po vjen pas nesh”», sepse mendonte: «Do ta zbus me dhuratat që po i dërgoj përpara meje. E pastaj do ta takoj e ndoshta ai do të më pranojë». 22 Jakobi i dërgoi dhuratat përpara tij, por ai vetë e kaloi atë natë në fushim.
    Jakobi në Penuel
    23 Po atë natë Jakobi u ngrit, mori dy gratë e veta, dy shërbëtoret, të njëmbëdhjetë djemtë dhe kaloi vaun e Jabokut. 24 I mori e i kaloi nga ana tjetër e lumit bashkë me gjithçka kishte. 25 Kështu, Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë u përlesh me të deri në të gdhirë. 26 Kur tjetri pa se nuk po e mundte dot Jakobin, i kapi kërdhokullën dhe, gjatë përleshjes, ia nxori vendit. 27 Pastaj i tha: «Më lësho, se po zbardhet». Por Jakobi i tha: «Nuk të lëshoj derisa të më bekosh». 28 Ai i tha: «Si quhesh?». Iu përgjigj: «Jakob». 29 Atëherë i tha: «Nuk do të quhesh më Jakob, por Izrael, sepse luftove me Perëndinë e me njerëzit dhe fitove». 30 Jakobi iu lut: «Ma trego emrin». Por ai i tha: «Përse më pyet për emrin?». Dhe aty e bekoi Jakobin. 31 Atëherë Jakobi e quajti atë vend Penuel, sepse tha: «Ballë për ballë e pashë Perëndinë e mbeta gjallë». 32 Dielli lindi kur Jakobi kaloi Penuelin dhe ai çalonte për shkak të kërdhokullës. 33 Për këtë arsye, bijtë e Izraelit nuk e hanë dellin e kofshës që është në zgavrën e kërdhokullës as sot e kësaj dite, sepse ai e preku Jakobin te zgavra e kërdhokullës, mu te delli i kofshës.




     p32.1 të tjerë e rendisin si 31.55

  • Jakobi ikën nga Labani
    1 Jakobi dëgjoi që të bijtë e Labanit thoshin: «Jakobi mori gjithçka kishte ati ynë dhe gjithë këtë pasuri e përfitoi prej tij». 2 Jakobi vuri re se Labani nuk e shihte si më parë. 3 Atëherë Zoti i tha Jakobit: «Kthehu në tokën e të parëve, te të afërmit e tu, e unë do të jem me ty».
    4 Kështu, Jakobi dërgoi njerëz dhe thirri Rakelën e Lean në fushën, ku po kullotnin kopetë e tij, 5 e u tha: «Kam vënë re se ati juaj nuk më sheh si më parë, por Perëndia i atit tim ka qenë me mua. 6 Ju vetë e dini se i kam shërbyer atit tuaj me gjithë forcën time. 7 Por ai më mashtroi e ma ndërroi pagën dhjetë herë. Megjithatë, Perëndia nuk e lejoi të më bëjë keq. 8 Kur thoshte: “Pikaloshet do të jenë paga jote”, atëherë e gjithë kopeja pillte bagëti pikaloshe. Dhe kur thoshte: “Laramanet do të jenë paga jote”, atëherë e gjithë kopeja pillte bagëti laramane. 9 Kështu, Perëndia ia mori bagëtitë atit tuaj e m'i dha mua.
    10 Në kohën kur mbarseshin bagëtitë, pashë një ëndërr ku cjeptë që po ndërzeheshin ishin laramanë, pikaloshë e me pulla. 11 Dhe në ëndërr, engjëlli i Perëndisë më tha: “Jakob!”. E unë thashë: “Ja ku jam!”. 12 Ai tha: “Kam parë gjithçka që të ka bërë Labani, prandaj ngriji sytë e shiko tërë cjeptë që po ndërzehen. Ata janë laramanë, pikaloshë e me pulla. 13 Unë jam Perëndia që t'u shfaq në Betel, aty ku ti vajoseo një përmendore e m'u betove. Tani, ngrihu e dil nga ky vend e kthehu në vendlindjen tënde”». 14 Atëherë Rakela e Lea iu përgjigjën: «As ne nuk kemi më pjesë e trashëgimi në shtëpinë e atit tonë. 15 A nuk na ka trajtuar si të ishim të huaja? Na shiti e na i hëngri tërë paratë. 16 Gjithë pasuria që Perëndia ia mori atit tonë, është e jona dhe e bijve tanë. Prandaj, bëj siç të tha Perëndia». 17 Kështu, Jakobi u ngrit e i vuri bijtë e gratë mbi deve. 18 Mori bagëtinë e tërë pasurinë që kishte fituar në Padan Aram e u nis për në Kanaan, tek Isaku, ati i tij.
    19 Ndërsa Labani kishte shkuar për të qethur dhentë, Rakela vodhi idhujt e të atit. 20 Jakobi e mashtroi Laban Arameasin, sepse nuk i tregoi se do të largohej. 21 Kështu, Jakobi u largua me gjithçka kishte. Ai u ngrit, kaloi lumin Eufrat e u drejtua kah mali i Gileadit.
    Labani ndjek Jakobin
    22 Ditën e tretë, i treguan Labanit se Jakobi kishte ikur. 23 Atëherë Labani bashkë me vëllezërit e vet e ndoqi për shtatë ditë dhe e arriti në malin e Gileadit. 24 Perëndia iu shfaq Laban Arameasit natën në ëndërr e i tha: «Ruaj se i thua gjë Jakobit!».
    25 Kur Labani e arriti Jakobin, Jakobi e kishte ngritur tendën në malin e Gileadit. Edhe Labani bashkë me vëllezërit i ngritën tendat po aty. 26 Atëherë Labani i tha Jakobit: «Çfarë bëre kështu? Më mashtrove e m'i rrëmbeve vajzat sikur të ishin robinja lufte. 27 Përse ike tinëz e më mashtrove? Përse nuk më tregove që të të përcillja me gëzim e me këngë, me lodër e me qeste? 28 Përse nuk më le t'i puth bijtë e bijat e mia? Bëre marrëzi! 29 Tani më ke rënë në dorë, por Perëndia i atit tënd më tha mbrëmë: “Ruaj se i thua gjë Jakobit!”. 30 Ti u largove se të ka marrë malli shumë për shtëpinë e atit tënd, po idhujt pse m'i vodhe?». 31 Jakobi iu përgjigj: «Ika se pata frikë. Mendoja se do të m'i merrje me dhunë bijat e tua. 32 Atij që do t'ia gjesh idhujt e tu, ai nuk do të jetojë më. Kërko e merr çka të përket në prani të vëllezërve tanë». Ai nuk e dinte se idhujt i kishte vjedhur Rakela.
    33 Kështu, Labani hyri në tendën e Jakobit, në tendën e Leas e në tendën e dy shërbëtoreve, por nuk gjeti gjë. Pasi doli nga tenda e Leas, hyri në atë të Rakelës. 34 Ndërkohë Rakela i kishte marrë idhujt, i kishte vënë në samarin e devesë dhe ishte ulur mbi to. Labani rrëmoi në gjithë tendën, por nuk gjeti gjë. 35 Ajo i tha të atit: «Të mos zemërohet imzot që nuk mund të ngrihem para tij, sepse jam me të përmuajshmet e grave». Ai kërkoi, por nuk i gjeti idhujt.
    36 Atëherë Jakobi u zemërua e shfreu kundër Labanit: «Çfarë faji bëra? Çfarë mëkati bëra që të më ndjekësh kështu 37 e të rrëmosh në çdo gjë timen?