Episoder

  • Rreth 17 gra ishin mbledhur nga njĂ« grup paramilitarĂ«sh serbĂ« nĂ« njĂ« qytet tĂ« KosovĂ«s. Sipas dĂ«shmitares, ata i kishin mbledhur gratĂ« mĂ« tĂ« bukura tĂ« secilĂ«s lagje.

    I kishin dërguar në një shkollë të një fshati afër qytetit. Aty, sipas dëshmitares, dhjetëra gra janë mbajtur me ditë të tëra. Kanë përjetuar dhunë seksuale, dhunë fizike dhe çkamos tjetër.

    Aktore: Edona Reshitaj

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • NjĂ«rin nga dy qĂ«llimet nĂ« jetĂ« i kishte arritur. Nuk kishte mundur tĂ« shkollohej, Ă«ndĂ«rr nga e cila ende nuk ka arritur tĂ« heqĂ« dorĂ«, por ishte martuar nĂ« qytet, gjĂ« qĂ« e kishte qĂ«llim nĂ« vete.

    Po jetonte e lumtur deri kur ndodhi lufta.

    Në përpjekje për të siguruar ushqim, ajo kishte dalë në rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës, ku u rrëmbye nga paramilitarët serbë e pastaj u mbajt me orë të tëra në një kafene.

    Aktore: Rebeka Qena

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • Mangler du episoder?

    Klikk her for å oppdatere manuelt.

  • Asaj i ishte ndĂ«rprerĂ« Ă«ndrra e shkollimit. Me t’u martuar do ta kuptonte se njeriu me tĂ« cilin kishte lidhur kurorĂ« ishte alkoolist. Pas disa vitesh martesĂ« ai do tĂ« ikte nĂ« Gjermani pĂ«r ta lĂ«nĂ« atĂ« t’i rriste pesĂ« fĂ«mijĂ«t e vetme dhe nĂ« varfĂ«ri tĂ« skajshme.

    Ajo ka ecur nga fshati në fshat. Nga familja një familje. Ka përjetuar dhunë seksuale dhe i ka parë fëmijët teksa qanin duke kërkuar normalitet.

    Aktore: Shengyl Ismaili

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • Ajo kishte jetĂ« tĂ« lumtur. Ishte martuar me dashuri, kishin dhe njĂ« vajzĂ«. Gjithçka ishte perfekte deri nĂ« ditĂ«n kur hynĂ« ata.

    AtĂ« ditĂ« do t’ia vrisnin burrin dhe vajzĂ«n e vogĂ«l. Do tĂ« pĂ«rjetonte dhunĂ« seksuale, por jo vetĂ«m aq


    Aktore: Rebeka Qena

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • Ajo nuk kishte fĂ«mijĂ«ri tĂ« mirĂ«. NĂ« rini kishte njĂ« dashuri qĂ« dĂ«shtoi e mĂ« vonĂ« njĂ« martesĂ« nĂ« kushte tĂ« varfĂ«risĂ« ekstreme, por edhe tĂ« mungesĂ«s sĂ« dashurisĂ« nga burri.

    Nuk e gëzoi as lindjen e fëmijës që e humbi në foshnjëri.

    Sikur tĂ« mos mjaftonin kĂ«to, dy herĂ« ishte viktimĂ« e dhunĂ«s seksuale — njĂ« herĂ« gjatĂ« luftĂ«s dhe njĂ« herĂ« tjetĂ«r shumĂ« kohĂ« para se tĂ« niste lufta.

    Episodi 7 — sĂ« shpejti


    Aktore: Xhejlane TĂ«rbunja

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • Teuta kurrĂ« nuk e kishte menduar se njĂ« ditĂ« do ta pĂ«rjetonte atĂ« qĂ« po e shihte nĂ« televizor nĂ« mesin e viteve tĂ« 90-ta, ndĂ«rkohĂ« qĂ« jetonte me bashkĂ«shortin nĂ« ZvicĂ«r.

    Kur pas disa vitesh burri i saj vendosi tĂ« kthehej nĂ« KosovĂ« pĂ«r t’iu bashkuar UÇK-sĂ«, ajo u kthye me tĂ«. Por, pĂ«r shtatzĂ«nĂ«n kthimi do tĂ« ishte vendimi mĂ« i gabuar nĂ« jetĂ«.

    Ajo do t’i pĂ«rjetonte ato qĂ« njihen si dy ofensivat e ushtrisĂ« serbe nĂ«pĂ«r fshatrat e KosovĂ«s. Do tĂ« dĂ«bohej nga shtĂ«pia e do tĂ« detyrohej tĂ« jetonte nĂ« mal tĂ« hapur, do tĂ« plagosej nga njĂ« granatĂ«, dhe disa javĂ« para mbarimit tĂ« luftĂ«s ajo bashkĂ« me 50 gra tĂ« tjera do tĂ« dhunohej seksualisht nĂ« njĂ« duzinĂ« pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra.

    Aktore: Edona Reshitaj

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • AtĂ« e kishin ndarĂ« nga kolona, njĂ«jtĂ« sikur shumĂ« gra tĂ« tjera.

    Paramilitarët serbë i kishin marrë gratë dhe vajzat më të bukura dhe i kishin futur nëpër shtëpi të braktisura.

    Dy muaj e gjysmĂ« ajo kishte bashkĂ«jetuar me njĂ« paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotĂ« se sot Ă«shtĂ« nĂ« gjendje ta vizatojĂ«. Kur ai s’kishte qenĂ« aty, e kishte mbajtur tĂ« mbyllur nĂ« dhomĂ«. NĂ« dhomat tjera kishte gra tĂ« tjera qĂ« po mbaheshin ngjashĂ«m. “NĂ« fillim rezistoja, mandej u dorĂ«zova krejt”, rrĂ«fen dĂ«shmitarja. Ajo tregon se paramilitari serb i jepte komplimente derisa pinte qumĂ«shtin qĂ« dilte nga gjinjtĂ« e saj.

    Aktore: Xhejlane TĂ«rbunja

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • H.A. nuk e ka tĂ« lehtĂ« tĂ« dalĂ« nĂ« publik, nuk e ka tĂ« lehtĂ« sa herĂ« qĂ« ndeshet me shikimet e njerĂ«zve. Sidomos, nuk e ka tĂ« lehtĂ« kur sheh njerĂ«z tĂ« uniformuar. AtĂ« ende e mundon krimi i kryer mbi tĂ« — njĂ« pĂ«rdhunim qĂ« ka zgjatur me orĂ« tĂ« tĂ«ra nga ushtarĂ« e paramilitarĂ« serbĂ«. PesĂ« prej tyre i mban mend...

    Dëshmitarja që vjen nga një fshat i Kosovës tregon mënyrën se si gratë u ndanë nga civilët e tjerë që po dëboheshin nga shtëpitë, dhe u mbajtën gjatë gjithë natës, duke u përdhunuar disa herë.

    Nëna e tre fëmijëve brenda një interviste ka përsëritur tre herë të gjitha detajet e natës më të vështirë të jetës së saj. Nata pas së cilës ajo thotë se ende nuk e kupton se pse po vazhdon të jetojë.

    Përveç dhunimit seksual, dëshmitarja është dhunuar edhe fizikisht. Shumicën e kohës ka qenë e alivanosur. E sa herë ishte këndellur nuk i kishte ndihmuar askush. Përkundrazi, sa herë kishte bërë përpjekje të këndellet, kishte përjetuar britma dhe goditje të njëpasnjëshme nga ushtarët.

    Nuk ka qenĂ« e vetme. DĂ«shmitarja thotĂ« se e gjithĂ« shtĂ«pia ku Ă«shtĂ« kryer krimi ka qenĂ« e mbushur me gra, me tĂ« cilat pastaj Ă«shtĂ« liruar nĂ« grup. Tregimin e asaj nate kishte arritur ta mbante tĂ« fshehtĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ«... Burrit, qĂ« gjatĂ« luftĂ«s kishte qenĂ« nĂ«n uniformĂ«n e UÇK-sĂ«, iu deshĂ«n dy javĂ« qĂ« tĂ« hiqte dorĂ« nga divorci...

    Aktore: Rebeka Qena

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

    "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • Ajo e ka pĂ«rjetuar dy herĂ« dhunĂ«n seksuale brenda disa javĂ«sh. Sot ende lufton me pranimin nga familjarĂ«t. Djali i vogĂ«l, ish-ushtar i UÇK-sĂ«, kishte vĂ«zhguar nga larg se si gratĂ« ishin futur nĂ« shtĂ«pinĂ« ku Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« dhunimi. E ka parĂ« edhe nĂ«nĂ«n e tij. Nuk e mbĂ«shtet, pĂ«rkundrazi e gjykon ende pĂ«r kĂ«tĂ« tragjedi. E torturon me pyetjen, “Pse hyre nĂ« atĂ« shtĂ«pi?!”

    Aktore: Shengyl Ismaili

    Kompozitor: Memli Kelmendi

    Dramaturg: Visar Krusha

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

  • BashkĂ« me fĂ«mijĂ«t dhe familjarĂ«t e tjerĂ« kishin dalĂ« nga fshati me idenĂ« se do tĂ« gjenin njĂ« vend tĂ« sigurt. PĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ« do tĂ« endeshin nga fshati nĂ« fshat. Çdo ditĂ« qĂ« kalonte bĂ«hej mĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« nĂ«nĂ« dhe fĂ«mijĂ«t e saj.

    Nën urdhrat e paramilitarëve serbë, ajo dhe gjashtë familje të tjera, të gjithë fëmijë e gra, u vendosën në disa shtëpi të braktisuara në një qytet të Kosovës.

    Për disa muaj u dhunuan sistematikisht. Nuk u kursyen as fëmijët. Ajo është e bindur se ka arritur të abortojë me barna popullore shtatë javë pas dhunimit të parë.

    Aktore: Edona Reshitaj.

    Kompozitor: Memli Kelmendi.

    Dramaturg: Visar Krusha.

    Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi.